Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Facebook, më 30 mars gjithçka do të jetë me Timeline Empty Facebook, më 30 mars gjithçka do të jetë me Timeline

Sat 10 Mar 2012 - 3:46
Facebook, më 30 mars gjithçka do të jetë me Timeline Facebook-timeline-noaLondër, 1 Mars 2012, NOA - Duke nisur nga data 30 mars 2012, të gjitha faqet në Facebook do të kenë Timelin-in e tyre.

Jo vetëm faqet (profilet) personale, por dhe faqet e tjera, si ato të ndërmarrjeve ashtu dhe “fan page-et” do të kenë modulin e ri të Timeline që nga reagimet e përdoruesve nuk parapëlqehet madje shumë kërkojnë që ta zhdukin nga profilet e tyre.

Ka qenë Facebook që e ka paraqitur këtë njoftim duke ua dërguar administratorëve përkatës të faqeve me formulimin e mëtejshëm:

"Më 30 mars 2012, të gjitha faqet në Facebook do të kenë dizajnin e ri. Kthejeni që tani faqen tuaj për të parë se çfarë ndryshimi do të pësojë së bashku me funksionalitetet e saj".

Ndryshimi faktikisht konsiston më shumë në aspektin e dizajnit dhe në atë të funksioneve që mbart.

Timeline, duhet thënë se tashmë është pjesë e shumë përdoruesve, ku një ndër ndryshimet kryesore që mbart është, se krahas fotos klasike të profilit është shtuar dhe një fotografi tjetër më e madhe për sfondin e cdo profili dhe fanpage.

Edhe fan page i NOA do të kalojë gjatë muajit Mars në Timeline e ri të detyrueshëm tashmë për të gjithë.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi