Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Gjithçka do të jetë në rregull .!! Empty Gjithçka do të jetë në rregull .!!

Mon 16 May 2011 - 16:55
Gjithçka do të jetë në rregull .!! Letra
Pse gjithmonë tregimi i njëjtë? Pse nuk mund të jetë sikur në fillim? Përpiqem ta gjej se ku kemi gabuar. Nuk ia arrij. Kam thënë 100 herë, “shko, largohu”. Por, kurrë këtë nuk e kam menduar seriozisht.
Madje as tani. Nuk po shkon. Po të përzë. Nuk dëgjon. Të lutem, shko, kështu është më lehtë. Kështu është më mirë. Dhe kur rastësisht mendoj si ka përfunduar, si është fundi, ti paraqitesh. Dhe pastaj e kuptoj sa më je i rëndësishëm. Sa të... dua. Nuk më është e qartë pse nuk mund të jetë si me të kaluarit.
Thjesht, lehtë, pa dhimbje. A je ti më shumë se e tëra kjo? Ndoshta. Apo ndoshta thjesht po gabohem. Gjithmonë jam me ty, dhe ti je me mua. Për mua kjo është e mjaftueshme. Por, ndonjëherë më duket se kjo për ty nuk është, se dëshiron diçka tjetër.
Diçka më shumë, më mirë. Kështu është më lehtë. Nuk do të jetë e dhimbshme kur më në fund të përfundojë. Do të jetë e thjeshtë. Ne nuk jemi për njëri-tjetrin. Edhe ti këtë duhet ta kuptosh, sikur që e kam kuptuar unë. Dhe nuk e kam të lehtë, por kështu është më mirë për të dy. Dhe nuk e dua tërë këtë, por më duhet ta bëj. Natyrisht.
Ndoshta në ndonjë kohë tjetër do t’i takojmë njëri-tjetrit, por është e qartë se tani nuk është koha jonë. Prisni jetën tjetër për me mua. Gjithçka do të jetë në rregull, mu ashtu si thua t’i shpesh.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi