Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Iluzionisti Norton dhe modelja Daria Werbovwy - ikonat e smartfonit LG Prada Empty Iluzionisti Norton dhe modelja Daria Werbovwy - ikonat e smartfonit LG Prada

Sat 10 Mar 2012 - 3:56
Iluzionisti Norton dhe modelja Daria Werbovwy - ikonat e smartfonit LG Prada LG-PRADA-3.0_Edvard-Norton-dhe-Daria-Verbovi_Foto-1Tiranë, 23 shkurt 2012 NOA – LG Electronics dhe PRADA zbuluan sot aktorin Edward Norton dhe modelen Daria Werbowy si fytyrat e fushatës globale të reklamës së smartfonit më të fundit, LG PRADA 3.0. Fotografitë janë realizuar nga fotografi britanik i modës David Sims.Ky është telefoni i tretë që rezulton nga bashkëpunimi midis kompanive dhe paraqet një produkt kyç dizajni për të dy ato.

Fushata e reklamës ka në qendër aktorin e famshëm amerikan Edward Norton, i cili ka një karrierë të shquar filmike duke interpretuar në filma si Iluzionisti, Primal Fear, American History X, Kingdom Of Heaven, dhe Fight Club. Përvec kësaj, ai është dhe një shkrimtar dhe regjisor, firmën e të cilit e mbajnë filma si The Incredible Hulk. Bashkë me të është dhe modelja ukraino-kanadeze me famë botërore, e cila ka punuar vazhdimisht për PRADA-n dhe shumë shtëpi të tjera mode.

Të dy artistët personifikojnë vlerat bazë që qëndrojnë në bazë të LG PRADA 3.0- pamje elegante dhe funksionalitet inteligjent. Të dy janë yje që kanë shkëlqyer në fushat e tyre dhe përfaqësojnë etosin e stilit dhe substancës: Norton është një aktor kandidat për çmimin Oscar, ndërsa Werbowy mban rekordin për hapjen dhe mbylljen e shumicës së paradave të modës në një sezon, si dhe është një nga modelet me të ardhura më të mëdha vitet e fundit.

Dr. Jong seok Park, President dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë LG Mobile Communications i cituar nga agjencia noa.al tha se “LG është shumë e kënaqur që ka këta individë të talentuar dhe të suksesshëm në ekip për të ndihmuar lancimin e smartfonit. Ata përfaqësojnë thelbin e vërtetë të LG PRADA 3.0, duke kombinuar stilin me substancën si dhe duke sjellë në jetë këtë smartfon të jashtëzakonshëm.”

Z.Norton shtoi gjithashtu: “Është kënaqësi të bashkëpunosh me PRADA-n dhe LG-në, dy marka globale me reputacion të pacen për të qenit novatorët më të mëdhenj dhe të respektuar në fushat e tyre.”

Smartfoni LG PRADA 3.0 kombinon stilin e dallueshëm të PRADA-s ne teknologjinë novatore të LG-së, duke përfshirë një nga ekranet më të mëdhenj dhe më me shkëlqim në botë në madhësinë 4.3 inc dhe 800-nit. i stiluar me filozofinë e dizajnit të pastër dhe të mprehtë të PRADA-s, aparati ka një ekran me prekje të plotë me shkëlqim dhe firmën e PRADA-s Saffiano mbrapa, e gjitha në të zezën klasike. Cdo detaj është dizenjuar për thjeshtësi shik dhe pajisja ka teknologjinë LG Floating Mass, ecila thekson optikisht hollësinë e thellësisë së tij mbresëlënëse 8.5 mm me butona hard minimal që plotësojnë figurën e zhdërvjellët dhe të thjeshtë.

Po aq efektiv sa edhe pamja, LG PRADA 3.0 ka nje arkitekturë 1.0 GHz me bërthamë të dyfishtë/kanal të dyfishtë për perfomancë me shpejtësi të lartë dhe bandë të dyfishtë për lundrim të shepjtë ndërsa jeni duke udhëtuar. Për të plotësuar pajisjen, përdoruesit do të kenë akese në një linjë të plotë aksesorësh të PRADA-s si psh mbajtësen e sigluar PRADA dhe setin e kufjeve Blutooth. Gjithashtu përdoruesit mund ta mbajnë telefonin e tyre në një seri këllëfësh elegant.

Historiku i bashkëpunimit PRADA-LG

Bashkëpunimi midis PRADA-s dhe LG, i cili filloi në 2006 dhe rezultoi në 2 telefonë premium që u futën në treg më 2007 dhe 2008, fokusohet në elementë kyc brenda smartfonit, duke përfshirë softëare dhe ndërfaqen e përdoruesit deri tek dizajni dhe paketimi i tij. Telefoni PRADA nga LG 1.0, një pionier në hapësirën e celularëve fashion, ishte një sukses i madh duke shitur mbi 1 milion njësi. Ky aparat premium kombinoi teknologjinë e fjalës së fundit me një dizajn të një stili superior. Si dëshmi të vendit të tij në historinë e dizajnit, telefoni PRADA nga LG 1.0 është pjesë e koleksionit të përhershëm të Muzeut të Artit Modern në Nju Jork dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shangai.

Telefonët PRADA nga LG ishin revolucionarë në teknologjinë që i ofronin përdoruesve. Telefoni PRADA nga LG 1.0 ishte celulari i parë në botë me ekran me prekje, ndërsa 2.0 solli një përvojë të re lëvizëse nëpërmjet orës unike me teknologjinë Link, që lejonte një akses më të lehtë të identifikimit të thirrjeve, mesazheve SMS, historinë e thirrjeve, bllokimin e tyre dhe njoftimin dykahësh të alarmit.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi