100 VJETORI I LUFTËRAVE BALLKANIKE DHE MIZORIA E TYRE
Sat 10 Mar 2012 - 4:26
Vendet e Ballkanit si Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria të cilat dëshironin ti japin fund prezencës së osmanlive në rajon në vitin 1912 i shpallën luftë Shtetit Osmanë.Viti 2012 përkon me 100 vjetorin e fundit të prezencës së Perandorisë Osmane në Ballkan dhe të fillimit të Luftërave Ballkanike ku vendet e këtij rajoni luftuan mes vete. Në kuadër të kësaj në Turqi përgatiten aktivitetet e ndryshme për të shënuar 100 vjetorin e Luftërave Ballkanike. Në këtë kontekst janë duke u bërë edhe përgatitjet për organizimin e paneleve të ndryshme për të parë se si komentohen këto luftëra në rajon pas një periudhe prej 1 shekulli dhe se cilat janë ndikimet e përfundimit të këtyre luftërave në shekullin e 20-të dhe të 21-të. Historianët turq Luftën e Parë Ballkanike e kujtojnë si masakrim sistematik i myslimanëve në Ballkan.
Vendet e Ballkanit si Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, të cilat dëshironin ti japin fund prezencës së shtetit osmanë në rajon, arritën në marrëveshje mes tyre me ndërmjetësimin e Rusisë dhe në tetor të 1912 i shpallën luftë shtetit osmanë dhe kështu u bënë shkaktarë të Luftës së Parë Ballkanike. Në prag të Luftërave Ballkanike shteti osmanë jetonte një krizë të thellë për shkak të problemeve të brendshme dhe presioneve të jashtme. Për këtë arsye ishte e pashmangshme humbja e osmanëve të cilët në këtë luftë të papërgatitur.
Marrëveshja e cila i dha fund Luftës së Parë Ballkanike u nënshkrua më 30 maj 1913 në Londër. Me mosmarrëveshjet që dolën mes aleatëve për ndarjen e territoreve të gjera që la pas shteti osman u hodhën themelet e Luftës së Dytë Ballkanike. Kjo luftë, e cila filloi me sulmin e Bullgarisë ndaj Serbisë dhe Greqisë më 29-30 qershor 1913, përfundoi me marrëveshjen e Bukureshtit të 10 gushtit 1913.
Luftërat Ballkanike nuk shkaktuan vetëm humbje të mëdha të territoreve të Shtetit Osmanë, por njëkohësisht shkaktoj edhe masakra të mëdha ndaj popullatës turke dhe myslimane që jetonin në këtë rajon. Në të vërtet objektiva kryesore e forcave aleate që luftuan kundër Shteti Osmanë në vitin 1912 për një kohë të shkurtë u shndërrua në masakrimin e popullit dhe grabitjen e mallrave të tyre.
Sipas të dhënave të Justin McCarthy-t para Luftërave Ballkanike, në territoret e mara dhe copëtuara të Shtetit Osmanë në Evropë, përveç në Shqipëri, jetonin 2,3 milionë myslimanë. Pas luftërave në fjalë kjo shifër u ulë për 61% dhe doli në 1,4 milionë. Sipas përcaktimit të McCarthy-t gjatë këtij procesi kanë vdekur 632.408 myslimanë, ndërsa 812.771 kanë mërguar në Anadolli.
Në një raport të publikuar nga një komision hetimor i ngritur nga ana e Fondacionit Carnegie, gjatë Luftërave Ballkanike masakra e kryer ndaj myslimanëve ka qenë produkti i një politikës sistematike. Në raportin e njëjtë bëhet e ditur që shtëpitë dhe fshatrat e myslimanëve janë djegur dhe janë masakruar njerëzit e pafajshëm dhe të paarmatosur.
Dimitrije Tucoviç, një prej emrave të shquar të lëvizjes socialiste të Serbisë, bën të ditur se faji i vetëm i myslimanëve të masakruar ishte mënyra e ndryshme e lutjes së bërë perëndisë dhe gjuha e të folurit dhe vlerësoi që mizoria e ushtruar ndaj myslimanëve në luftërat në fjalë ishte një pjesë e politikave kombëtare të popujve të Ballkanit.
Edhe Lev Troçki, një teoricien marksistë rus i dërguar në vjeshtë të 1912 si reporter i Ballkanit i gazetës “Kievskaya Mysl”, thotë se ishte i befasuar nga dhuna e ushtruar ndaj myslimanëve në Ballkan. Kështu Troçki shkroi se myslimanët në Ballkan janë vrarë në mënyrë të pamëshirshme, fshatrat e tyre janë djegur dhe se pasuritë e tyre janë plaçkitur në mënyrë sistematike. Sipas Troçkit masakrat e kryera ndaj myslimanëve dhe djegia dhe shkatërrimi i fshatrave të tyre nuk janë ngjarje individuale, por veprime sistematike të përcaktuara me politika kombëtare.
Siç kuptohet masakra dhe mizoritë e ushtruara ndaj popullit turk dhe myslimanëve të tjerë që jetonin në këtë rajon përbëjnë njërën prej faqeve të errëta të historisë njerëzore. Shënimet e ndryshme historike dëshmojnë se në Luftërat Ballkanike janë masakruar, dhunuar, torturuar, krishterizuar dhe dëbuar me dhunë myslimanët pa dallim gra, fëmijë e moshuar. Si përfundim harta etnike dhe fetare e Ballkanit pësoi një ndryshim rrënjësor me politika të qëllimshme. Sipas të dhënave zyrtare numri i myslimanëve në Ballkan në ditët e sotme është afërsisht 8 milionë e 250 mijë. Këto shifra janë të barabarta me 12% të popullatës së përgjithshme në Ballkan. Ndërsa sipas Kemal Karpat, një studiues që bëri studime gjithëpërfshirëse në lidhje me popullatën osmane, popullata myslimane në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të në Ballkan kishte arritur në 43%. Kjo diferencë më vete, hapë rrugë hulumtimit të zhdukjes së popullit turk dhe myslimanëve të tjerë në Ballkan. Indiferenca e tillë botës perëndimore, me përjashtim të disa historianëve, ndaj kësaj mizorie të zbatuar kundër myslimanëve në Ballkan mund të cilësohet si një turp i njerëzimit.

- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Re: 100 VJETORI I LUFTËRAVE BALLKANIKE DHE MIZORIA E TYRE
Sun 11 Mar 2012 - 16:30
KONFERENCA E LONDRES DET MBAJ MEND PER SHQIPTARVE NDA NE PESE SHTET MALI TE ZI MAQEDONI SERBINE JUGUR QAMERI
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi