- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Ish-udhëheqësit e luftërave shqiptare paralajmërojnë Beogradin dhe Shkupin
Sat 19 May 2012 - 19:52
e Shtunë, 19 Maj 2012 13:13
Ish paraushtarakët shqiptarë lëshuan paralajmërime se do të
rigrupohen në qoftë se vazhdon arrestimi i shqiptarëve në rajon, duke
shkaktuar hamendësime se ata mund të ndërmarrin veprimtari në përgjigje
të arrestimeve.Tetë shqiptarë u arrestuan në Serbi më 4 maj me akuza për
krime lufte si dhe zotërim të paligjshëm armësh, përveç 20 të tjerëve
në Maqedoni në lidhje me vrasjen e pesë civilëve maqedonas pranë Shkupit
në prill.
"Dy duar për një kokë, themi ne. Nuk ka asnjë alternativë tjetër,"
tha për SETimesJonuz Musliu, ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare të
Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit (UÇPMB).Musliu tha se një zgjidhje
paqësore është e preferueshme, por nuk ka vullnet në Beograd për një të
tillë. "[Beogradi] mbetet i njëjti dhe kërkon të zgjidhë problemet me
përdorimin e forcës.
"Udhëheqësit shqiptarë në Luginën e Preshevës thanë se shqetësimi më i
madh i tyre është paralajmërimi nga Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç se
veprimet e policisë do të vazhdojnë.
"Arrestimi i fundit ishte një mesazh nga qeveria serbe se çdo
shqiptar në Luginën e Preshevës është një terrorist i mundshëm dhe
subjekt arrestimi," tha për SETimes Kryebashkiaku i Bujanovcit Shaip
Kamberi.Kamberi tha se qëllimi i Serbisë është të destabilizojë rajonin,
të përhapë frikë për të bërë shqiptarët që të emigrojnë e të shkaktojë
kështu ndryshime demografike në atë mënyrë.Por Vladimir Vulçeviç, kreu i
prokurorisë së Serbisë për krimet e luftës, shpjegoi se autoritetet
kanë hetuar krimet e luftës kundër civilëve në Luginën e Preshevës të
kryera më 2001."Arrestimet ishin pjesë e një hetimi në vazhdim," tha
Vukçeviçi.
Në Maqedoni, Xhezair "Komandant Hoxha" Shaqiri i Ushtrisë Çlirimtare
Kombëtar (UÇK) -- një degë e Ushtrisë Çlirimtare ë Kosovës -- tha se
ish-komandantët e organizatës u takuan për të konsideruar rimobilizimin e
trupave "në rast se provokimet vazhdojnë.
"Analistë maqedonas thanë se dy seritë e arrestimeve nuk duhen
vendour në të njëjtën shportë dhe duke bërë kështu tradhëtohet një rend i
ditës për të përfshirë Maqedoninë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, nga të
dyja vendet.
"Problemi që ushqen gjendjen është statusi i pazgjidhur i Kosovës së
veriut. Duket se ka përpjekje për të mbajtur kontrollin mbi Kosovën duke
destabilizuar rajonin. Dëgjojmë thirrje me zë më të lartë për
Shqipërinë e Madhe apoKosovën e Madhe nga grupe ekstremiste," tha për
SETimes Pavle Trajanov, ish-ministër i punëve të jashtme.
Trajanovi shtoi se Maqedonia po tregon se ka aftësinë politike e të
sigurisë për të ruajtur stabilitetin, por duhet të vazhdojë të investojë
në marrëdhënie të mira me fqinjët e saj.Nuk ka arsye të mendosh se
ish-luftëtarët shqiptare do të rigrupohen në të dyja vende vetëm për
llogari të ngjarjeve më të fundit, sipas Valbona Zenelit, profesore e
sigurisë kombëtare në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh
C. Marshall në Garmish-Partenkirçen.
"E vërtetë, këto lloj ngjarjesh rrezikojnë të ndezin gjendjen. Çdo
përshkallëzim përfundimtar i tensioneve kërcënon sigurinë e paqen në
rajon; dëmton nevojën për një marrëdhënie normale mes Serbisë e Kosovës;
ndikon negativisht mbi vazhdimësinë e bisedimeve teknike dhe më e
rëndësishmja, zbatimin e marrëveshjeve të arritura së fundmi," tha
Zeneli për SETimes.
Zeneli tha se shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë një faktor
stabiliteti e strukturat politike të tyre vepruan mençurisht në dënimin e
vrasjeve të pesë civilëve e në angazhimin për të nxjerrë autorët e
krimit përpara drejtësisë, pavarësisht nga etnia.
"Ata kanë kontribuar e duhet të vazhdojnë të veprojnë si shtetas të
përgjegjshëm të Maqedonisë, për begatinë e vendit dhe integrimin e tij
në institucionet euro-atllantike," tha Zeneli.
Gjendja ekonomike e keqe dhe niveli i krimit të organizuar përkeqëson
paqëndrueshmërinë me bazë etnike, argumenton Marko Millosheviç, një
studjues në Qendrën për Politikën e Sigurisë në Beograd.
"Grupe të ndryshme kriminale po përdorin këtë mungesë [të sigurisë]
për interesat e tyre dhe Kosova përbën një strehë të sigurtë për
shumicën e këtyre grupeve -- shqiptarë nga Maqedonia e Serbia, bashkë me
kriminelët serbë në Kosovën e veriut," tha Millosheviçi përSETimes.
Masat parandaluese nga komuniteti ndërkombëtar -- SHBA, BE, OSBE --
dhe bashkëpunimi rajonal janë të nevojshme, si për të zgjidhur çështjet e
vjetra, ashtu edhe për të vështruar përpara tek e ardhmja, janë të
nevojshme për stabilitetin e sigurinë në rajon, tha Zeneli.
info-kosova

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi