- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
“Udhëheqësit e BE-së, politika të dështuara. Eurozona në prag shkatërrimi”
Wed 5 Sep 2012 - 14:45
“Asnjë recetë nuk mund të vlejë për Europën në total. Kishim besuar se me monedhën e re do të zgjidheshin pak nga pak diferencat ekonomike të Eurozonës. Por sot zbulojmë që ishte thjesht një iluzion.
E vërteta është që në këto 15 vjet, jo vetëm nuk u arrit ndonjë sukses, por përkundrazi u rritën diferencat mes shteteve. Si përfundim, zgjidhja që mund t’i shërbejë Spanjës apo Greqisë, nuk është e përshtatshme për Francën apo Gjermaninë”.
Këto janë disa fragmente nga intervista që dha për revistën “Le Point” ekonomisti britanik Howard Davis, i cili drejton London School of Economics 8 vitet e fundit.
Sipas tij, paaftësia e udhëheqësve evropianë për të gjetur një zgjidhje politike, e bën recensionin të pashmangshëm. Samitet e shumta prodhojnë plane integruese dhe paketa ndihme, pjesa më e madhe e të cilave janë të dështuara. “Jetojmë në një nga ato periudhat e qetësisë para se të vijë stuhia”, tha ai.
Ngadalësimi i zhvillimit jo vetëm për Europën, por edhe për SHBA apo Kinën, ndjehet detyrimisht edhe në Britaninë e Madhe. Por, ndryshe nga Greqia apo Italia, Britania nuk ka problem në marrjen e borxheve nga tregjet. Pra, nuk është krijuar çështje mosbesimi për Anglinë, siç po ndodh sot me Eurozonën.
“Eurozona kërcënohet seriozisht me shkatërrim, sidomos nëse falimenton ndonjë prej shteteve anëtare të saj. Greqia sigurisht, por edhe Spanja, Qipro, Portugalia apo Italia. Nëse ndodh, do të kemi një krizë të dytë “Lehman Brothers” me pasoja të panjohura”.
Sipas Davis, citon alb-obsrver.com për t’u përmirësuar situata, udhëheqësit evropianë duhet të hedhin hapa shumë më të rëndësishme nga ç’kanë bërë deri më sot. Duhet të vendoset për menaxhimin e borxheve, në përputhje me një bashkim bankar në nivel evropian, që do t’i ofrojë BQE-së pushtet të ngjashëm me FED apo me Bankën e Anglisë. “Por, vazhdon Davis, për t’u arritur kjo, nevojitet një traktat i ri, për të cilin nuk do të dëgjojë askush në Europë”.
Sipas ekonomistit, herët a vonë Britania e Madhe do ta braktisë BE-në. Kjo do të ndodhë, çfarëdo drejtimi të marrë Europa. Nëse do të krijohet një union bankar, anglezët nuk do të jenë pjesë e tij. Nëse Eurozona shkatërrohet, udhëheqësit britanikë do të mbështetin faktin që kanë qenë kundër euros dhe do të distancohen. E njëjta gjë do të ndodhë nëse do të vazhdojë kjo situatë që mbyt zhvillimin e vendit.
Rezervat e tij shpreh Howard Davis edhe për presidentin e Francës, Fransua Hollande. Ai nuk pajtohet me mënyrën sesi prezantohet profili i presidentit francez, pra, që do të përmirësojë situatën ekonomike duke vendosur tatime për të pasurit dhe të huajt.
“Franca e Hollande duket si armike ndaj bizneseve dhe vendeve të reja të punës. Ky shtet të ngjall një ndjenjë të çuditshme, që nuk të lejon të marrësh asgjë seriozisht”.
Por ekonomisti britanik nuk pajohet as me Mario Dragi kur thotë se nuk ka kthim mbrapsht për monedhën euro. “Historia ka treguar që nuk ekziston asnjë krijesë njerëzore që të mos mund të kthehet. Kjo nuk do të thotë se do të vijë fundi i modelit perëndimor.
Problemi i shoqërive evropiane është se nuk dinë të jetojnë me zhvillim të vogël apo pa zhvillim fare. Njerëzit kanë nevojë të besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë”. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi