Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj Empty Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj

Tue 19 Nov 2013 - 23:36
1. Barack Obama, President i Shteteve të Bashkuara Pas diplomimit në Columbia University në vitin 1983 për shkenca politika, Obama u zhvendos në Çikago ku ndihmoi në rimëkëmbjen e komuniteteve me të ardhura të ulëta në South Side, zonë që ishte goditur ekonomikisht nga mbyllja e uzinave të çelikut. Përpara se të regjistrohej në Harvard Law School në vitin 1988, Obama iu përkushtua botës së tij shpirtërore si dhe bëri disa udhëtime. Së pari u lidh me kishën “Trinity United Church” e më pas shkoi në Kenya për t’u takuar me të afërmit e tij.

Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj Extra%204
Kuriozitete: Obama kaloi dy vjet në Los Angeles përpara se të transferohej në Columbia University për të përfunduar studimet. Thuhet se gjatë viteve të adoleshencës ka pirë alkool, marihuanë dhe kokainë “për të larguar nga mendja pyetjet se kush isha.”

2. Vladimir Putin, president i Rusisë

Që përpara se të mbaronte universitetin, Putini aspironte të merrej me spiunazh. Pas marrjes së diplomës në katedrën e drejtësisë pranë Universitetit shtetëror të Leningradit, ai shkoi të punonte për agjencitë e sigurimit të shtetit, KGB-në. Fillimisht ai u punësua si sekretar, pastaj kaloi në seksionin e kundërspiunazhit e më pas punoi për PGU-në, divizionin e operacioneve të jashtme, ku u caktua të mbante nën vëzhgim të huaj dhe punonjës të konsullatave të huaja.
Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj Extra%203
Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj Extra%202
Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj Extra%201
Kuriozitet: Flitet se gjatë periudhës së universitetit, Putini e kalonte kohën e lirë duke u marrë me xhudo.

3. Anxhela Merkel, kancelarja e parë femër e Gjermanisë.

Merkel takoi burrin e saj të parë, Ulrich, gjatë kohës kur studionin bashkë për fizikë në Universitetin e Leipzig-ut në vitin 1974, kur ajo ishte vetëm 20 vjeç. Ata u martuan në vitin 1977 dhe një ndër arsyet ishte fakti që nëse donin të jetonin së bashku, duhet të zbatonin rregullat e vëna nga regjimi në fuqi. Gjatë periudhës së studimeve ajo iu bashkangjit projektit të ndërmarrë nga disa studentë për rindërtimin e rrënojave të Moritzbastei-t, në Leipzig, projekt që synonte krijimin e një klubi studentor dhe qendre argëtimi, iniciativë kjo e paparë në Gjermaninë Lindore të asaj kohe, ndaj dhe fillimisht u kundërshtua nga Universiteti. Gjatë periudhës së studimeve, Merkel punonte dhe si bartender dhe jetonte me të shoqin në një dhomë shumë të vogël ku banjon e ndanin me të tjerë.

Kuriozitete: Merkel u nda nga burri i parë në vitin 1982 dhe në vitin 1998 u martua me një profesor kimije, Joachim Sauer, me të cilin vazhdon të jetë e martuar dhe sot e kësaj dite. Thuhet se në mbrëmjet e universitetit i pëlqente të pinte lëng qershije dhe vodka.
Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj Extra%209
Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj Extra%208
Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj Extra%207
4. Bashar al-Assad, presidenti i Sirisë

Assad i kaloi fillimet e të njëzetave duke studiuar mjekësi në Universitetin e Damaskut, ku u diplomua në vitin 1988. Gjatë kohës që punonte për t’u bërë doctor dhe kryente stazhin për okulistikë pranë spitalit ushtarak të Tishreen-it në dalje të Damaskut, Assad-i nuk kishte në plan të merrej me politikë. Vëllai i tij i madh Bassel-i, ishte i pari në radhë për të zënë vendin e babait, ish-presidentit sirian Hafez al-Assad. Kur Bassel-i vdiq në një aksident automobilistik, Bashar-it u bë automatikisht pretendenti i radhës për postin e të jatit.

Kuriozitet: Assad-i shërbeu si doktor ushtarak në Damask dhe më pas lëvizi në Londër. Ai nuk kishte as qëllimin më të vogël të rikthehej menjëherë në Siri si dhe asnjë aspiratë për t’u marrë me politikë.
Çfarë bënin 9 udhëheqësit e sotëm të botës kur ishin të rinj Extra%206
5. Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit

Netanyahu iu bashkua radhëve të forcave ushtarake izraelite përpara se të mbushte 20 vjeç, duke shërbyer pranë njësisë elitare të Forcave të Mbrojtjes. Mori pjesë në disa operacione të njohura ushtarake, përfshirë këtu dhe “Operacionin Izotop” të vitit 1972, emri i koduar i operacionit të shpëtimi të një avioni pasagjerësh të marrë peng nga 4 terroristë palestinezë. Netanyahu kaloi fillimet e të njëzetave në Shtetet e Bashkuara, ku studioi arkitekturë dhe administrim biznesi në Massachusetts Institute of Technology.

Kuriozitet: Netanyahu nisi dhe i dha fund karrierës së tij me forcat speciale të Izraelit pa mbushur ende të 30-at. Ai mori pjesë në një numër operacionesh komando përfshirë dhe një sulm rrufe në brendësi të Sirisë.

6. David Cameron, kryeministër i Mbretësirë së Bashkuar

Pasi përfundoi studimet në Brasenose College, Oxford me rezultate të shkëlqyera, Cameron i kaloi pesë vitet në vijim duke punuar për “Conservative Research Department” (departament brenda strukturës organizative të Partisë Konservatore që merret me trajnimin e udhëheqësve të ardhshëm të kësaj partie), ku u shqua për talent dhe punë të palodhur. Gjatë periudhës së kolegjit ai ka qenë anëtar i klubit studentor “The Bullingdon Club” –i njohur për festat e zhurmshme ku pihej alkool me shumicë si dhe për prapësitë në kampus.

Kuriozitet: Zoti Cameron ka refuzuar të flasë për kohën kur frekuentonte klubin studentor “The Bullingdon Club”. Anëtarët e këtij klubit prej vitesh njihen për aktet e vandalizmit nëpër restorante si dhe për rrëmujat e shkaktuara në dhomat e studentëve.

7. Kim Jong-un, udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut

Një pjesë e mirë e jetës së Kim Jong-un-it, kur ishte ende në moshë të re – madje dhe viti i lindjes (që zyrtarisht është1982, por qarkullojnë zëra që viti mund të jetë zgjedhur në mënyrë simbolike) – është e veshur me mister. Ai ndoqi Akademinë ushtarake Kim Il-sung, dhe presupozohet që filloi të shoqëronte të jatin Kim Jong-il (“Udhëheqës i Dashur”), në inspektimet ushtarake në terren përpara se të mbushte 30 vjeç. Ndërsa shëndeti i të jatit keqësohej, Kim-i u rrit në përgjegjësi duke u bërë gjeneral me 4 yje, zëvendës kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Partisë së Punëtorëve dhe anëtar i Komitetit Qendror – gjithë kjo në harkun kohor prej disa orësh në vitin 2010, gjatë një mbledhjeje të Partisë së Punëtorëve.

Kuriozitete: Kur studionte në një boarding school (shkollë me konvikt) në Zvicër, Kim-i luajti në shfaqjen që organizoi shkolla të “Grease” (një musical që u bë dhe film i famshëm i Hollyëood-it me John Travolta-n). Gjithashtu ai ka qenë tifoz i çmendur i Chicago Bulls. Adhuronte Dennis Rodamn-in me të cilën arriti të takohej në vitin 2012, kur ylli i basketbollit bëri një udhëtim paksa të çuditshëm në Korenë e Veriut.

8. Hassan Rouhani, presidenti i Iran-it

Pasi u diplomua në Universitetin e Teheranit – ku studimet i pagoi vetë – Rouhani nisi udhëtimet nëpër Iran ku mbajti fjalime kundër-shahut dhe pro-Ayatollah Khomeini-t. Nuk është aspak për t’u çuditur që ky aktivitet u bë shkak që të largohej nga vendi dhe të shkonte në Francë ku gjendej si azilant dhe vetë Khomeini. Pavarësisht nga titulli fetar që kishte hojatoleslam, (rang i mesëm në hierarkinë fetare të Islamit Shiite), Rouhani u arrestua shumë herë në vitet e fundit të të njëzetave, për shkak të besnikërisë ndaj Khomeini-t.

Kuriozitet: Rouhani ka studiuar në Skoci. Thuhet se flet rrjedhshëm persisht, anglisht dhe arabisht si dhe ka njohuri të frëngjishtes, gjermanishtes dhe rusishtes.

9. Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës

Xi Jinping, djali i Xi Zhongxun, një ndër themeluesit e Partisë Komuniste, kaloi adoleshencën e tij të vonë dhe fillimet e të njëzetave duke punuar në fshatin e largët Liangjiahe, ashtu si shumica e “rinisë intelektuale” të kohës. Presupozohet që në atë kohë ai jetonte në një guvë dhe dhe kalonte kohën duke përvetësuar virtutet e fshatarëve. Një ndër arsyet pse shkoi në fshat ishte dhe fakti që i ati nuk i kishte punët mirë me Mao Zedong-un i cili e kishte burgosur gjatë periudhës së spastrimeve në parti që shoqëruan Revolucionin Kulturor. Më vonë Xi studioi inxhinieri kimike në Universitetin Tsinghua në Beijing si dhe u diplomua në teori marksiste dhe edukim ideologjik.

Kuriozitet: Deri në moshën 22 vjeçare Xi punoi si fermer në Provincën Shaanxi. Ai është i pari udhëheqës komunist kinez që flet një mandarin (forma standarte zyrtare dhe letrare e kinezçes që bazohet në dialektin e Beijing-ut) të pastër dhe pa aksent province.

*Marrë nga "Illyria"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi