Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tirana dënon dhunën ndaj nxënësve shqiptarë Empty Tirana dënon dhunën ndaj nxënësve shqiptarë

Sat 10 Mar 2012 - 11:45
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoni. “MPJ dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Duke kërkuar hetim të plotë për ngjarjen, Ministria e Jashtme shqiptare bën thirrje për tejkalimin e këtyre incidenteve që cenojnë bashkëjetesën dhe harmoninë në Maqedoni mes etnive të ndryshme. “MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e fajtorëve. Ngjarje të tilla, të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje”, thuhet në reagimin e MPJ. Në incidentin që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore pranuan në spital.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi