Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndihmojmë dhunën, ndaj edhe na dhunojnë Empty Ndihmojmë dhunën, ndaj edhe na dhunojnë

Tue 12 Feb 2013 - 23:08
Message reputation : 100% (1 vote)
Ndihmojmë dhunën, ndaj edhe na dhunojnë Irena%20kalimaniPo mbijetojmë në një sistem që na dhunon dhe përsa kohë askush nuk ngre kokë, ne bëhemi bashkëpunëtorë të tij. Një sistem që po e ndihmojmë të rrijë në këmbë dhe do të na vrasë, pasi dhuna është thjesht një overturë e fundit të hidhur “Doni të gjykoni shkallën e civilizimit të një vendi, shkoni shikoni burgjet”.* Të drejtat e njeriut janë një nga temat më interesante me të cilat mund të merret një jurist, por për shkak të karakterit të tyre gjithëpërfshirës dhe të prekshëm, ato bëhen shpesh objekt diskutimesh nga kushdo. Jo më kot kam vendosur të flas për të drejtat e të burgosurve dhe personave që ndodhen në qelitë e paraburgimit, sepse ata janë njerëz që gjithkush nga ne mund -me të pa drejtë- t’i shohë nga lart poshtë. Ata në fund te fundit janë njerëz që kanë kryer një krim (mbase dhe jo), por që një gjykatë i ka dënuar. Dënimin e shlyejnë në institucionin penal përkatës të ngritur sipas një ligji apo Vendimi të Këshillit të Ministrave dhe subvencionuar nga taksapaguesit. Këtu fillon dhe paragjykimi i parë që ka për të adresuar fillimisht të dënuarit për krime të rënda, pse taksa e të gjithëve ne, duhet të përdoret për një person të damkosur që ai të jetojë brenda një qelie. Mbase ai taksapaguesi nuk e ka dhe aq gabim fillin e mendimit, por gjithsesi unë jam këtu për të folur nga ana e atij që vuan dënimin. Në hulumtimet që bëra, vura re që jo vetëm në medien vendase, por edhe në shumë raporte nga organizata ndërkombëtare konstatohet ky problem. E keqja është se te raportimi mbetet gjithçka. Faktori ndërkombëtar që vepron në Shqipëri de jure për të ndihmuar Tiranën zyrtare në vendosjen e një shteti ligjor, de facto nuk bën shumë, përpos raportimit, që personalisht më ndihmoi shumë pak në krahasim me deklaratat e vetë personave që kanë ndenjur qoftë dhe disa orë në një qeli paraburgimi. Nga ana tjetër, faqja zyrtare e Drejtorisë së Burgjeve është shumë pak e përditësuar dhe ajo çka mund të gjejmë, është një realitet i parë me syze rozë. Ndërkohë mjafton vetëm një bisedë pak minutëshe me një njeri që e ka përjetuar një eksperiencë të tillë, për të kuptuar që realiteti më shumë se i hidhur, fillon që në momentin kur personi që duhet të kalojë mbase orët më të errëta të jetës së tij në një qeli- të ngjashme me ato të një burgu mesjetar- merret në pyetje. Të miturit shpesh merren në pyetje pa praninë e një personi madhor siç sanksionon neni 35 Kodi i Procedurës Penale. Ushtrimi i dhunës është pjesë e rendit të ditës në qeli, ku kuptohet viktimat më të shpeshta janë te akuzuarit apo dënuarit për veprat penale më të rënda. Nuk dua të merrem me retorikën e ndalimit të dhunës në mënyrë kategorike, por po përmend vetëm nenin 3 të Konventës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut që sanksionon si më poshtë: “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose keqtrajtimeve. Dinjiteti njerëzor duhet të respektohet edhe në burg”. Jo pa qëllim legjislatori evropian e ka theksuar rëndësinë e respektimit të dinjitetit në një institucion shumë të prekshëm nga dhuna siç është burgu. Pra e marrim të mirëqenë që ka një ngërç të madh brenda këtyre institucioneve, por arsyeja e dhunës dhe parandalimi janë jashtë mureve të tyre. Ai punonjësi i rendit publik që ngre dorën apo edhe një send të fortë ndaj një personi në qeli, e ndjen veten të fortë mjaftueshëm për ta bërë këtë, pasi e kujton veten sipër tij, por thellë-thellë ai punonjës shpreh ndjenjat e veta të pakënaqësisë dhe deri diku, të një impotence psikologjike ndaj eprorëve të vet, që ndoshta nuk e godasin fizikisht, por moralisht. Kështu zinxhiri i dhunës vazhdon nga baza e piramidës në majë. Pra jetojmë, ose më saktë mbijetojmë në një sistem që na dhunon dhe përsa kohë askush nuk ngre kokë, ne bëhemi bashkëpunëtorë te këtij sistemi, që përçudnon dita-ditës karakterin dhe mbi të gjitha personalitetin tonë. Në këto çaste nuk mund të mos mendoj për fundin e trishtueshëm të personazheve kafkiane. Sistemi që ne po ndihmojmë të rrijë në këmbë do të na vrasë, pasi dhuna është thjesht një overturë e fundit të hidhur.

Irena Kalimani / Studente në Drejtësi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi