Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Të pasurit janë më egoistë - vërtetohet edhe shkencërisht! Empty Të pasurit janë më egoistë - vërtetohet edhe shkencërisht!

Sat 10 Mar 2012 - 23:43
"Njerëzit e pasur janë më të pamoralshëm dhe gënjejnë më shumë". Një formulim të tillë e kemi menduar si paragjykim, por së fundi ai ka marrë edhe konfirmimin e vet shkencor.Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Kalifornisë i drejtuar nga Paul Piff ka bërë një studim rreth kësaj. Ai, veç tjerash, ka qëndruar në një udhëkryq dhe ka vëzhguar se cilët automobila ua marrin përparësinë automobilave tjerë në komunikacion. Vëzhgimi ka treguar se ngasësit e automobilave më të shtrenjtë kanë shkelur më shpesh rregullat dhe ua kanë bllokuar rrugën të tjerëve më shpesh se ata të veturave që kushtojnë më lirë. Ata po kështu kanë injoruar këmbësorët në vendkalimet për këmbësorë dukshëm më shpesh se sa ngasësit e veturave të lira.

Por, ekipi ka studiuar më tej edhe aspekte tjera për të ardhur në konstatimin se të pasurit janë më egoistë.

Shkencëtarët në fjalë u kanë dhënë studentëve detyra të ndryshme për t`i zgjidhur në kompjuter. Veç tjerash, atyre u është kërkuar që të vlerësojnë pozitën e tyre sociale dhe ekonomike dhe ta krahasojnë atë me mesataren amerikane. Pasi e kanë bërë këtë vlerësim, studiuesit u kanë lënë studentëve në fjalë një grumbull ëmbëlsirash përpara, duke u thënë se ato në të vërtetë janë të dedikuara për një grup fëmijësh në dhomën tjetër.

Ajo që u pa më pas ishte kjo: pikërisht studentët që kishin treguar se janë më të pasur, kishin grabitur më shumë ëmbëlsira se sa të varfrit. Piff me bashkëpunëtorët kanë konstatuar më tej në studimin e tyre se njerëzit e pasur e cilësojnë lakminë si diçka pozitive, ndërkohë që të varfrit shprehen se ajo është veti e pamoralshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi