Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njerëzit e bukur janë egoistë dhe partnerë të këqij jetësorë Empty Njerëzit e bukur janë egoistë dhe partnerë të këqij jetësorë

Tue 29 May 2012 - 0:32
Edhe pse për shumicën e njerëzve personat, si Kate Moss, Natalie Portman, Brad Pitt e
George Clooney, konsiderohen si partnerë idealë në ëndrrat e tyre, një hulumtim ka treguar se duhet të hiqni dorë nga një ëndërr e tillë.Sipas një eksperimenti shoqëror, njerëzit me fytyrë simetrike, të cilët konsiderohen të bukur, janë egoistë nga natyra.Shkencëtarët nga Universitetet e Edinburghut, Barcelonës dhe Madridit, teorinë e tyre e kanë bazuar në dilemën- në të cilën dy persona nuk duan të bashkëpunojnë edhe pse mund të përfitojnë nëse punojnë së bashku.Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se personat me linja simetrike të fytyrës, janë më pak të prirë që të bashkëpunojnë dhe më shpesh e zgjedhin opsionin vetjak.

“Personat me fytyrë simetrike janë më të shëndetshëm dhe më atraktivë, po ashtu janë autonomë dhe më vështirë bashkëpunojnë me të tjerët apo kërkojnë ndihmë”, pohojnë autorët e studimit.

Po ashtu, është treguar se këta persona kanë nivel më të lartë të testosteronit, gjë që lidhet me agresivitet dhe se meshkujt që i takojnë këtij grupi nuk janë lojtarë ekiporë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi