Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njerëzit e bardhë janë më pak të prirur të jenë gej Empty Njerëzit e bardhë janë më pak të prirur të jenë gej

Mon 22 Oct 2012 - 0:04
Njerëzit e bardhë janë më pak të prirur të jenë gej Article-2220120-005D411800000258-844_634x423Njerëzit pa ngjyrë janë më pak të predispozuar të jenë homoseksualë. Këtë përfundim e jep një nga studimet më serioze që përllogarit lesbiket, homoseksualët, biseksualet dhe popullsinë transgjendërët (LGBT).

Anketa e Gallup, që bazohet tek mbi më shumë se 121 mijë intervista tregon se vetëm 3.4% e të rriturve e konsiderojnë veten pjesë të komunitetit LGBT.

Sipas kësaj ankete, 4.6% e afrikano-amerikanëve janë LGBT, krahas 4% nga hispanikët, 4.3% e aziatikëve dhe 3.2% e kaukazianëve.

Sot perceptohet gjerësisht se njerëzit që i përkasin komunitetit LGBT janë në shumicë të bardhë, që jetojnë në qytet dhe të pasur por në fakt kjo nuk rezulton e vërtetë pasi kjo anketë tregon se një pjesë e madhe e homoseksualëve nuk i përkasin njerëzve të bardhë .

Vihet re se në shumicë të rinjtë mes moshës 18 dhe 29 vjeç e identifikojnë veten si LGBT.

Anketa gjithashtu tregon se 44% e njerëzve LGBT janë demokratë ndërsa vetëm 13 janë republikanë. 71% e tyre mbështesin Obamën ndërsa vetëm 22% kundërshtarin e tij Romney.

Në kontrast me anketat e kaluara, tregohet se pjesa më e madhe këtij komuniteti janë me nivel të ulët arsimor dhe gjithashtu i përkasin në shumicë grupit me të ardhura të pakta.

Shekulli Online/F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi