- KristiinaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 5449
Hobi : Noti...
Vendndodhja : GRECCE
Anetaresuar : 29/01/2010
”Civilizimi, për njerëzit e bardhë”, thotë zyrtari polak
Mon 18 Jun 2012 - 9:52
Zëvendëskryebashkiaku i qytetit të Gdanskut, një prej katër qyteteve polake që presin ndeshje të Euro 2012, u bë protagonist i një gafe me sfond racist, gjatë një interviste radio ditën e martë. Imazhi i Polonisë si vend pritës është dëmtuar aktualisht nga zënkat midis tifozëve polakë dhe atyre rusë e nga thirrjet raciste ndaj italianit Balotelli dhe disa futbollistëve të tjerë me ngjyrë. I pyetur rreth këtyre ngjarjeve, Andrzej Bojanowski, duke shprehur kënaqësinë që në qytetin e tij nuk ishin verifikuar përleshje, tha: “Falenderoj të gjithë banorët dhe punonjësit e Gdanskut që janë sjellë si njerëz të bardhë të civilizuar, duke respektuar miqtë që kanë ardhur në qytet”. Siç mund të pritej, zv/kryebashkiaku i Gdaskut kërkoi ndjesë të nesërmen duke e konsideruar identifikimin e civilizimit me ngjyrën e bardhë si një lapsus të bërë nga shpejtësia.
Në një deklaratë të Fondacionit për Liri, një grup anti-racist polak, shkruhej se deklarata e Bojanowskit shprehte qartë se sa thellë është i rrënjosur koncepti racist në mendësinë e njerëzve, prandaj theksohej se duhet të punohet shumë më tepër për të luftuar racizmin që në shkollat fillore.
tch

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi