Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovë, zyrtari i EULEX akuzohet për abuzim seksual Empty Kosovë, zyrtari i EULEX akuzohet për abuzim seksual

Sun 5 Jun 2011 - 15:04
Në Kosovë zyrtarët e NATO-s bënë të ditur se një pjesëtar i forcave paqeruajtëse është akuzuar për keqtrajtim seksual të disa femrave që punonin në një kamp të këtyre forcave në pjesën perëndimore të Kosovës. Ndonëse zyrtarët nuk e identifikuan autorin, mësohet se Hans Ëichter, 37 vjeçar nga Austria, dyshohet për përdhunim, marrëdhënie të detyruar seksuale dhe keqpërdorim të pozitës së tij prej eprori.Në një njoftim të KFOR-it thuhet se “i dyshuari me sa duket i ka detyruar disa punonjësve të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. Pas një hetimi të brendshëm, rasti po hetohet nga autoritetet kombëtare ushtarake të ushtarit para prokurorisë kombëtare përgjegjëse.KFOR-i mirëpret reagimin e vendosur dhe të shpejtë të autoriteteve përgjegjëse ushtarake. KFOR-i nuk toleron asnjë shkelje të ligjit”, thuhet në një njoftim të forcave të NATO-s në Kosovë. Pjesëtarët e NATO-s, sikurse edhe të misioneve civile ndërkombëtare nuk u nënshtrohen ligjeve në Kosovë dhe janë të mbrojtur nga ndjekja e drejtësisë vendase.Në fund të luftës në Kosovë në vitin 1999 atje u vendosën rreth 50 mijë ushtarë të NATO-s, ndërsa prania e tyre u shkurtua vit pas viti. Deri në fund të vitit 2001 në Kosovë pritet të mbesin rreth 5 mijë pjesëtarë të KFOR-it.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi