Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Denoncon gjyshin për abuzim seksual Empty Denoncon gjyshin për abuzim seksual

Mon 20 Feb 2012 - 22:29
Denoncon gjyshin për abuzim seksual POL-300x224

Plaku 80-vjeçar M.B. nga Carraleva, komuna e Shtimes, me vite kishte abuzuar seksualisht mbesën e vet, tani 15-vjeçare. E mitura 15-vjeçare thotë se gjyshi i saj e kishte abuzuar atë që nga mosha 11-vjeçare.

Rasti i fundit, sipas saj , kishte qenë më 13 shkurt 2012, kur ajo nuk e kishte fshehur më marren dhe rasti kishte shkuar në polici. Sipas njoftimit, Policia në Ferizaj ka raportuar për arrestimin e 80-vjeçarit nga fshati Carralevë i Shtimes, i cili dyshohet për abuzim seksual të mbesës 15-vjeçare.

Autoritete policore thanë se fillimisht rasti ishte raportuar si dhunë në familje, ndërsa gjatë intervistimit të plakut të dyshuar hetuesit kanë konstatuar se “ka rast të keqpërdorimit seksual me persona nën moshën 16-vjeçare”.

Sipas deklaratës së viktimës dhënë në polici, ajo ishte keqpërdorur seksualisht nga gjyshi i saj M.B. 80-vjeçar me vite të tëra” dhe se rasti i fundit kishte ndodhur më 13.02.2012, kur i dyshimti kishte kapur viktimën për gjoksi.

Viktima ka thënë të kishte goditur me bërryl të dyshimtin dhe ishte larguar nga kuzhina.

Hetuesve policorë vajza u ka treguar se këto keqpërdorime seksuale nga gjyshi i saj kanë filluar që nga mosha 11-vjeçare, por vetëm kësaj radhe është denoncuar rasti.

I dyshuari gjatë ditës së djeshme është intervistuar në prezencë të avokatit dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Xh. R
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Denoncon gjyshin për abuzim seksual Empty Re: Denoncon gjyshin për abuzim seksual

Mon 20 Feb 2012 - 23:25
Bobobo cfare tjeter do lexoj oo zot,jane urgusur edhe pleqte moj..po me mbesen qe e perpifte dheu ishalla njerez te ketille,,,ma peshtine njerez te neveritshem Denoncon gjyshin për abuzim seksual 3035961162
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Denoncon gjyshin për abuzim seksual Empty Re: Denoncon gjyshin për abuzim seksual

Mon 20 Feb 2012 - 23:36
nuk kam deshir te lexoj keto gjera sepse me bajn shum nervoz si mundet te ndodh te ne shiptart ky turp
Sponsored content

Denoncon gjyshin për abuzim seksual Empty Re: Denoncon gjyshin për abuzim seksual

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi