Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 JAKUP KRASNIQI PRITI MINISTRIN E BRENDSHËM TË SHQIPËRISË, BUJAR NISHANI Empty JAKUP KRASNIQI PRITI MINISTRIN E BRENDSHËM TË SHQIPËRISË, BUJAR NISHANI

Sat 10 Mar 2012 - 23:48
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, me theks të veçantë, në atë të sigurisë.

Duke e çmuar lart këtë bashkëpunim, ministri Nishani veçoi një varg masash që janë ndërmarrë për lehtësimin e kalimit kufitar ndërmjet dy vendeve, si dhe eliminimit të pengesave të qarkullimit rrugor në Shqipëri, për qytetarët e Kosovës.

Kalimi kufitar nëpërmjet vetëm një kontrolli, gjatë verës, sipas ministrit të brendshëm shqiptar, ka krijuar lehtësi të madhe për qytetarët dhe ka mundësuar identifikimin e një sërë të kërkuarve nga të dy vendet, për vepra të ndryshme penale.

Ministri Nishani e falënderoi në mënyrë të veçantë kryetarin Krasniqi dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës për mbështetjen që i kanë dhënë rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjithë lëmenjtë.

Kryetari Krasniqi, duke shfaqur kënaqësinë për rritjen e komunikimit e të bashkëpunimit ndërmjet sektorëve të veçantë të të dyja shteteve, përfshirë edhe atë të sigurisë, garantoi mbështetjen e plotë të Kuvendit në hapat e mëtejmë dhe ndërmarrjen e veprimeve legjislative, konform nevojave që dalin para tij. Kryetari i Kuvendit e vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve, me ç'rast përmendi vizitat e ndërsjella, pjesëmarrjen nëpër aktivitete të parlamenteve respektive, njohjen me praktikat parlamentare në të gjitha fushat etj.

Kryetari Krasniqi u ndal edhe në sfidat me të cilat po përballet shteti i Kosovës aktualisht, duke veçuar mosnjohjen nga pesë vende të BE-së si një nga pengesat kryesore në rrugën e saj të integrimit.

Nga ana e tij, ministri Nishani tha se qeveria shqiptare ndjek me interes dhe ndjeshmëri të veçantë të gjitha zhvillimet në Kosovë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi