Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Qeveria e Zvicrës synon të ndriçojë mashtrimet nga Azem Syla Empty Qeveria e Zvicrës synon të ndriçojë mashtrimet nga Azem Syla

Sun 11 Mar 2012 - 11:11
Rasti i Azem Sylës vazhdon të jetë temë në mediumet dhe në debatet politike në Zvicër, raporton sot Koha Ditore. Para dy javësh gazeta zvicerane “SonntagsZeitung” zbuloi se deputeti i PDK-së kishte marrë 426 mijë franga nga sigurimet sociale në Zvicër për shkak se gjoja është invalid psikik dhe i paaftë për punë. Ndërkohë, autoritetet kanë zbuluar se me gjithë invaliditetin, Syla ka qenë mjaft aktiv në Kosovë pas luftës, duke u zgjedhur së fundi edhe deputet në Kuvendin e Kosovës. Të ardhurat që ka marrë në Kosovë Syla ka qenë i obliguar t’ua deklarojë autoriteteve të Zvicrës në mënyrë që këto të bënin revidimin e pensionit të tij.Pas bërjes publike të skandalit Qeveria e Zvicrës ka bërë të ditur se do të ndriçojë keqpërdorimet e rënda të sistemit social nga ana e Sylës. Një premtim të tillë e ka dhënë vetë ministri Alain Berset, i cili, mes tjerash, është përgjegjës për sigurimet sociale. Reagimi i ministrit erdhi pas një kërkese të deputetit Walter Wobmann nga radhët e Partisë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila ndjek një kurs rigoroz kundër të huajve. Wobmann deklaroi para mediumeve zvicerane se qysh para një viti kishte kërkuar shpjegime nga qeveria se si ka qenë e mundshme që persona si Azem Syla dhe kryeministri i tanishëm i Kosovës Hashim Thaçi të marrin statusin e refugjatit në Zvicër. “Por Qeveria nuk më ka dhënë informacion të duhur dhe nuk ka reaguar. Më pengon që autoritetet së paku nuk kanë bërë një hetim intern të këtij rasti”, deklaroi Wobmann.Ndërkohë gazeta “Solothurner Zeitung” ka shkruar këto ditë për zemërimin e madh që mbretëron në mesin e lexuesve dhe popullsisë në përgjithësi pas daljes në dritë të keqpërdorimeve të Azem Sylës. “426 mijë franga për një politikan kosovar. E pabesueshme sa budallenj jemi ne zviceranët”, ka shkruar një lexues.Përveç marrjes së pensionit Syla e kishte mbajtur edhe lejeqëndrimin C, ndonëse, siç dyshojnë autoritetet zvicerane, pjesën më të madhe të kohës e kalonte në Kosovë.



(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi