Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhigolo, meshkujt me pagese, zgjedhja e femrave moderne Empty Zhigolo, meshkujt me pagese, zgjedhja e femrave moderne

Sun 4 Apr 2010 - 19:53
Një femër në pesë ka eksperimentuar seksin me pagesë në vendet më të përparuara të perëndimit. Por janë shumë më tepër femrat që mendojnë për një “çmenduri” me një profesionist. Të sigurosh seks me pagesë është një procedurë tërësisht mashkullore: janë pikërisht meshkujt ata që e shohin tradhëtinë si një akt tërësisht fizik, të privuar nga ndjesitë sentimentale, për pasojë aspak e turpshme që portofoli të vihet në shërbim të kënaqësive maskimale. Tërësisht e pavërtetë! Ky pohim mund të dukej normal para pak kohësh, por tani vijnë fakte të reja, që vërtëtojnë se edhe femrat janë në gjendje të veprojnë si meshkujt, duke u zhveshur nga ndjesia e turpit dhe komplekseve. Në 1.500 femra të intervistuara të moshës 18 deri në 50 vjeç u zbulua se një femër në tre (37 për qind) ka marrë në konsideratë mundësinë për të bërë seks me një mashkull me pagesë, të quajtur ndryshe zhigolo, ndërsa pothuajse një femër në pesë (19 për qind) e ka bërë këtë gjë vërtet.

Zhigolo... një profesion?

Buzëqeshje, përkëdheje, seks dhe para: zanati i tyre është të shijojnë dhe kënaqin femrat. Një mashkull zhigolo nuk ka një zanat të vërtetë dhe as një pagë të përcaktuar. Shpesh bëhet fjalë jo për tarifa, por për oferta vullnetare. Një pjesë e këtyre meshkujve, në jetë kanë një profesion normal ditën, ndërsa në mbrëmje argëtojnë zonjat e palumtura. Ata nuk mund ta përjashtojnë veten as nga ndjenjat e vërteta gjatë një takimi të paguar. Shpesh dashurohen, shpesh refuzojnë klientet jo të pamshme. Termi “zhigolo” është një term që vjen nga frëngjishtja dhe i kushtohet aktivitetit të kryer nga meshkujt, i cili parashikon shoqërimin e femrave, por edhe të meshkujve në disa raste. Në këto takime, jo gjithmonë përfundimi është seksi. Një zhigolo preferohet kryesisht falë sharmit të tij, mënyrës së trajtimit të veçantë të femrave, por edhe komunikimit të sinqertë.

30-50 vjeç, femrat që preferojnë një zhigolo

Profoli dominant i femrave që pëlqejnë të shoqërohen me një mashkull “me qira” parashikon moshën nga 30 deri në 50 vjeç (63 për qind). Ato padyshim kanë një nivel të lartë shoqëror dhe kanë kualifikime të rëndësishme profesionale si: menaxhere, sipërmarrëse, por edhe femrat e famshme. Të pakta janë femrat shtëpiake që do ta bënin një veprim të tillë. Në këto kërkesa ndikon edhe gjendja civile duke pasur parasysh se 35 për qind e tyre janë beqare, 21 për qind të martuara dhe 27 për qind të divorcuara. Por cfare i shtyn këto femra të kërkojnë një mashkull zhigolo? Mes atyre që pëlqejnë një zhigolo, në fakt 22 për qind e bëjnë ose do ta bënin për të siguruar seks të kënaqshëm, 18 për qind për të kompesuar përkedhëljet e munguara dhe 26 për qind për të dalë nga monotonia e përditshme. Praktisht janë të pafundme ofertat e meshkujve të gatshëm edhe në faqet e ndryshme në internet, ajo që i pengon femrat në këtë rast është desponibiliteti financiar. Çdo ditë, në forume dhe faqe të specializuara, janë rreth 300 mijë femra që vendosnin një kontakt me meshkujt zhigolo, çdo muaj rreth 8 mijë marrëveshje të arritura me çmime të vendosura përafërsisht 100 euro për një takim dhe një çmim dhjetë herë më të lartë për kalimin e fundjavës. Por kush do të paguante më shumë, deri në 5 mijë euro për një natë të zjarrtë, sigurisht nuk do të kenaqej me një mashkull të zakonshëm. Femrat shpesh synojnë meshkujt e famshëm edhe pse ata pothuajse asnjëherë nuk tregohen të gatshëm të pranojnë ofertat. Ndër figurat më të preferuara të këtyre meshkujve seksi janë: Riçard Gir, Bred Pit, Xhorxh Kluni, Xhoni Dip dhe Xhastin Timbërleik.

Turizmi seksual, fenomeni më i fundit “zhigolo”

Zonjat gjithmonë e më tepër janë të gatshmë të paguajnë djemtë e rinj, që ofrojnë dashuri në këmbim të parave. Por cfarë ndodh? Krizë çiftesh, meshkujsh, vlerash... Kushdo qoftë arsyeja e vërtetë edhe femrat janë “infektuar” nga zakoni i keq i seksit me pagesë, larg kufijve të përcaktuar prej një jete. Identiteti i femrave në gjueti të dashnorëve të rinj me pagesë është përgjithësisht: beqaret, të sapodivorcuarat. Zhigolotë më të preferuar vijnë nga vende si: Gambia, Senegali, Maroku, Kenia, Kuba dhe Xhamajka. Vendet më të prekura nga ky fenomen padyshim janë vendet turistike të cilat vizitohen nga femrat që dëshirojnë të qëndrojnë për disa ditë larg jetës së tyre të përditshme. Turizmi seksual është një fenomen që po mbledh karakretistika dhe proporcione që shkojnë përtej lidhjeve normale. Janë të shumtë aventurierët që plotësojnë dëshirat seksuale të zonjave të pasura, të cilat prezantojnë oferta nga më të ndryshme, në bazë të të cilave përcaktohet edhe shërbimi. Është femra ajo që shkon në vendet perëndimore, në gjueti të një mashkulli zhigolo dhe me pak intuitë dhe joshje arrin të bëjë realitet dëshirën, për të qëndruar disa orë më një djalosh të pashëm dhe seksi. Fenomeni merr nota pesimiste kur bëhet fjalë për skllavërime të të miturve, që shpesh shiten nga familjet në nevojë, me autorizimin e autoriteteve të cilat mbyllin një sy për të trefishuar numrin e turistëve në vend. Një vend që shquhet për turizmin seksual është Gambia. 70 për qind e popullsisë pranojnë se arsyeja kryesore e turizmit europian në vendin e tyre është pikërisht seksi. Vërtet dëshirojnë femrat të jenë pjesë e gjithë kësaj? Emancipimi shpesh merr devijime misterioze.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi