Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Sukseset e modeles kosovare në arenën ndërkombëtar Empty Sukseset e modeles kosovare në arenën ndërkombëtar

Mon 5 Apr 2010 - 9:55
Sukseset e modeles kosovare në arenën ndërkombëtar
Sukseset e modeles kosovare në arenën ndërkombëtar Vickyid004-04-2010
11:08

Modelja Vildane Zeneli është duke
korrur suksese të lakmueshme në arenën
ndërkombëtare. Prishtinasja e
cila prej vitesh jeton në Amerikë, ka bërë edhe
një hap tjetër
drejt majave të karrierës së saj. Vajza e cila tashmë ka bërë
emër
në fushën e modës, këtë herë është imazh zyrtar i kampanjës së kufjeve
(headphones)
të një nga markat më të njohura në botë “Dr.Dree” e cila është
pronë
e rap këngëtarit “Dr. Dree”. Viki siç e thërrasin shkurt në Amerikë, ka

thënë për “Zërin” se ky është një sukses shumë i madh për të.
“Ndihem shumë e
lumtur që jam pjesë e një kampanje të një firmë
shumë të njohur siç është
“Dr.Dree”. Fotografitë e kampanjës tashmë
veç janë publikuar edhe në ueb faqen
zyrtare www.beatsbydrdre.com.
Që nga fundi i këtij muaji, fotografitë e mia do
të janë në çdo
pikë të shitjes në botë ku do të shiten këto kufje”, ka treguar
bukuroshja
jonë.

Bën kontratë më “Ford Modeling Agency”
Ndërsa
shumë modele të Kosovës po mundohen tash e


disa
vite që të bëjnë
kontratë me agjencinë e modës në Amerikë “Ford Super Models”,
Viki
ia ka arritur edhe këtij qëllimi. “Ky vit për mua do të jetë vit i
surprizave.
Sapo kam kontraktuar edhe më agjencinë e modës “Ford Modeling
Agency”,
dhe kjo do të jetë vetëm njëra nga sukseset e mia për këtë vit”,
shprehet
ajo.

Fituese e “Miss Diaspora na Amerikë”


fund të vitit të kaluar, Vildane Zeneli përfaqësoj Kosovën në një
konkurs
të bukurisë “Miss diaspora në Amerikë” ku kanë marr pjesë
vajza nga shumë vende
të botës që jetojnë në Amerikë. Në këtë garë,
ajo jo vetëm që përfaqësoj shtetin
tonë më dinjitet, por edhe u
kurorëzua me çmimin e parë.

Vajza që vite më parë
përkundër ofrimit të një shumë të mëdha parash, ka
refuzuar të pozoj
për revistën “Playboy”, deri më tash ka reklamuar për shtëpi

njohura të modës në botë. Ndër ta ajo veçon “Roberto Cavallin”, “Bel
Staff”,
“J.Lo.”, “Vera Veng” e shumë të tjera. Vildane Zeneli ka
premtuar se në fillim
të muajt të ardhshëm do të vizitojë Kosovën.



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi