Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ermal Tahiri, model ndërkombëtar Empty Ermal Tahiri, model ndërkombëtar

Wed 2 Feb 2011 - 2:33
Këto ditë sapo kam nënshkruar një kontratë 5 vjeçare tek një agjenci kineze, ku 10 më të mirët do të zgjidhen dhe do ta kenë fatin që ta prekin qytetin e modës në Fashion Pekin. Special për Yll Press modeli ndërkombëtar Ermal Tahiri.Intervistoi: Trim Jakupi
YllPress:- Ermal Tahiri model i njohur , që sa kohë filluat rrugën si model?E. Tahiri:- Afërsisht u bë 1 vit që fillova këtë rrugë, në fillim ishte diçka spontane me pjesëmarrje në aktivitete të bukurisë , si Mister Durrësi pastaj fillova të merresha me reklama të veshjeve të firmave të ndryshme deri tek reklamimi i qendrave tregtare. Pastaj më propozuan të merrja pjesë në një kalendarë stinësh , foto ishte një nga pasionet e mia aty e shihja vetën më mirë se në sfilata sepse foto është diçka që ngel gjatë ndër vite.YllPress:- Ishte e vështirë rruga që zgjedhe?

E. Tahiri:- Normal asgjë nuk është e thjesht sidomos fusha modës , ke të bësh me shumë konkurrent të fort që të gjithë duan të nisën drejt majave të suksesit. Edhe për mua ishte e vështir po fal vullnetit , durimit tim nuk jam ndal kurrë, vetëm kam ecur që të arrij para duke mos e kthyer kokën nga asnjë anë vetëm drejt.

YllPress:- Kishe mbështetjen nga dikush apo gjithçka ke arrit me forcat tua?

E. Tahiri:- Kam shumë miq të cilët më kanë ndihmuar , mund ta veçoj ndihmën e këngëtarit Sabianit i cili është edhe kushëriri im , po ashtu edhe mikut tim Vlash Marika i cili më ka dhënë këshilla për rrugën që unë e kisha filluar dhe ato këshilla më ndihmuan aq shumë sa që tani jam këtu ku kam dashur dhe ndihem mirë me vendin që kam tani.

YllPress:- Merreni me gjë tjetër pos modelimit?

E. Tahiri:- Punoj në biznes të familjes dhe shumë shpejt do jem figura e këtij biznesi si reklamë e kafes.

YllPress:- Çka vlerëson më shumë tek vetja?

E. Tahiri:- Kam shumë guxim dhe provoj çdo shancë që më jepet, se një gjë e vogël në jetë mund të ndryshoj komplet jetën tënde prandaj ju sugjeroj të mos e humbisni shanset që ju jep jeta.
Ermal Tahiri, model ndërkombëtar Ermal_tahiri
YllPress:- Po të mos ishit model , do ishe prapë i njohur si model dhe çka do ishe?

E. Tahiri:- Mendoj se po ka shumë fusha të tjera të cilat mund të të bëjnë të famshëm, politika është një nga angazhimet që bëjë në qytetin tim, jam edhe organizator i kësaj partie, në të ardhmen mund të më shihni si deputet hahaha

YllPress:- Sa i kushton rëndësi veshjes , dhe ku furnizohesh për veshje ?

E. Tahiri:- Veshja është pika ime e dobët , jam i fiksuar pas veshjes. Kur je i veshur mirë ndihesh mirë dhe rehat, nuk është që kam ndonjë vend stabël për furnizim thjesht më pëlqen diçka dhe e blejë.

YllPress:- Planet tuaja afatshkurta dhe afatgjata?

E. Tahiri:- Plane kam , vlen të theksohet momentalisht sapo kam shkruar kontratë 5 vjeçare tek një agjenci kineze të cilët 10 më të mirët do të prekin qytetin e modës në Fashion Pekin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi