Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kastriot Haxhirexha, kryetar i ri i DR-së Empty Kastriot Haxhirexha, kryetar i ri i DR-së

Sun 11 Mar 2012 - 19:13
Kastriot Haxhirexha u zgjodh kryetar i ri i Demokracisë së Re (DR), ndërsa i pranishëm në kongres ishte edhe ish kreu i saj Imer Selmani. Menjëherë pas zgjedhjes së tij, Haxhirexha komentoi edhe incidentet ndëretnike që po ndodhin në Maqedoni. Sipas tij, Maqedonia si shtet multi-etnik nuk duhet të luajë në karta nacionaliste sepse pikërisht shqiptarët, dy herë gjatë këtyre 20 viteve kanë treguar vullnet për bashkëjetese me maqedonasit. Haxhirexha u shprehë se ngjarjet e fundit janë sikur të luash me zjarrin në një dhomë të mbushur me barut. “Situata aktuale është tejet shqetësuese dhe kërcënuese për këtë shtet të brishtë. Të luash në një shtet multi-etnik me karta nacionaliste është gjeja më e keqe e cila është baras me një vetëvrasje politike. Megjithatë, siç duket aktorët e papërgjegjshëm politik vazhdojnë të fitojnë simpatitë e votuesve dhe të një pjese të qytetarëve përmes këtyre lojërave. Ekzistimi i Maqedonisë si shtet është falë vullnetit të shqiptarëve për bashkëjetesë”, deklaroi Kastriot Haxhirexha, kryetar i DR-së
Ndërkaq, kongresi i DR-së zgjodhi si nënkryetar të Demokracisë së Re, ish deputetin e saj Abedin Zimberi ndërsa sekretar i përgjithshëm Fatmir Etemi. Ky ishte kongresi i dytë i DR-së, të cilit i paraprinë pakënaqësitë e disa anëtarëve kontestues të legjitimitetit të kryesisë së re. Por kryetari i ri i DR-së Haxhirexha deklaroi se në këtë kongres përfaqësoheshin mbi 90 për qind e degëve të partisë. Nevzat Mamuti
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi