Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?! Empty Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?!

Sun 11 Mar 2012 - 19:27
Muzika si art është po aq e vjetër sa vetë njeriu. Madje, muzika ishte edhe më e vjetër se njeriu - para njeriut - ngase tingulli u bë edhe para dhe gjatë shpërthimit të madh të ashtuquajtur “BigBeng”! Pati zëra, ushtimë, kompozime notash, edhe para se të shfaqeshin qeniet dykëmbshe dhe laringu i tyre. Më pas, muzika e shoqëroi njeriun kudo, qoftë edhe në periudhën ku ishte drejtpërdrejtë i lidhur me natyrën dhe i mungonin veglat e sotme (p.sh. kitara elektrike). Tingëllimat e zogjve, rrjedhjet e ujëvarave, valët e detit, tik-taket e shiut riga-riga e të breshrit rap-tap, janë instrumentali muzikor më natyror i mundshëm dhe që vazhdojnë akoma të jenë si pjesë e muzikës nga krijimet e vetë natyrës. Mirëpo, njeriu nuk dëshiroi të dëgjojë pafundësisht vetëm paqen dhe rënkimet e natyrës, duke dashur që t’ia thotë edhe ai këngës së vet. Disa lloje këngësh vokaliste e instrumentale arritën të ndikojnë në formësimin e identitetit të përbashkët njerëzor e social, vlerat universale dhe humane, dashurinë, solidaritetin dhe respektin e ndërsjellë. Disa lloje këngësh arritën të bëhen pjesë e urrejtjes midis popujve dhe njerëzve. Kështu lindi muzika e njeriut dhe mori tiparet e tij: u bë zjarr i dashurisë dhe mall i urrejtjes.

Muzika lindi nga emigrantët
Nga muzika e rrjedhur prej ritmit të ligjësive të natyrës e deri te kënga e teknologjisë së lartë, njeriu qiti në sipërfaqe mërzi, gëzim, dëfrim, humbje, dashuri, frymëzime për ndryshime, lot për humbje betejash e korrje triumfi, dëshirë për heqje sundimi dhe varësie... Kur nomadët afrikanë duhej të lëviznin nga një vend në vendin tjetër, ata gjatë rrugëtimit të tyre shprehnin mallin për vendlindjen dhe kasollet e tyre, por edhe imagjinonin vendin e panjohur në të cilin ishin nisur. Sikur kënga për Moren. |Moj e bukura More/Si të lashë e më s’të pashë/Si të lashë, si të lashë/Siç të gjeta nuk të lashë/Atje kam unë zotin Atë/Atje kam unë zonjën Mëmë/Atje kam dhe detin Vëlla/Gjithë mbuluar/Të gjithë mbuluar/Të gjithë mbuluar nën dhe/Ah e bukura More…| Kuptohet këta po emigronin për arsye mbijetese dhe ushqimi, ndërsa këto grupe etnike për Peloponezin ishin në rrethana më të ndryshme zhvillimore, politike dhe historike. Sidoqoftë, malli po shtypej në testaturën e vokalit të një komuniteti njerëzor. Diku tjetër komunitete emigrantësh që bënin jetë të vështirë, filluan ta mendojnë edhe luftën për ekzistencë, thyenin ligjin vendës, rebeloheshin nga sistemi dhe rregullat e vendit (ar)mikpritës dhe rebelimi i tyre u bë poezi dhe ritëm apo revolucionarë kundër policisë (muzika RAP). Kështu lindi “arti i rrugës” për të hyrë në institucione, shtëpi dhe kudo, e sidomos te grupmoshat e reja. Nga vuajtjet e tyre shpirtërore dhe kushtet e rënda socio-ekonomike, filluan të ndërtoheshin muzat e kryengritjes ndaj institucioneve të sigurisë (p.sh. policisë), politikave për emigrantët, vuajtjet në burgje gjatë arrestimit, pirjes së drogës e alkoolit si alternativë të amnezisë kalimtare mbi jetën e kobshme. ‘Tripat’ e tyre nuk ishin tashmë t’i këndonin atdheut, por të shfryheshin kundër vendit në të cilin ishin ardhur prej një optimizmi detyrues dhe që vendi tjetër s’po mund t’i akomodonte dhe integronte. Më pas diku tjetër u shfaqën disa këngëtarë që ia lëvizën telat kitarës dhe i këndonin butë dashurisë, takimit romantik, syve të gjelbër të vajzës. Diku tjetër e mori dikush një kitarë dhe tërhiqej në vetmi duke përsiatur mbi qiellin, identitetin njerëzor, arsyet e ekzistencës sonë dhe ardhjes në këtë botë. U bë sikur i ra me grusht shkëmbit, motivet biologjike i kishin plotësuar në plotëni, por diçka në shpirt i mungonte. U bë këngëtar më filozofik, më meditues dhe me tema që grisnin gnoseologjinë. Protestonte me tekstet e tyre dhe instrumentet e rock-ut, kundër modernizmit (ndërsa lindi në modernizëm, pra kumti kundër vetvetes) iluminizmit dhe errësimit të mendjes pas Luftës së Dytë Botërore, që ia kishte marrë diçka njeriut: shpresën metafizike, por nuk preferonin t’i ktheheshin përsëri Zotit. Ata po konstatonin se lumturia na ka humbur orë e çast, por fillin nuk po e gjejmë. Diku tjetër kaubojt e ardhur nga vendet evropiane si irlandezë e skocezë, kur panë tokën e re, krijuan një miks muzike me elementët vendës. Kështu lindi muzika “country” dhe ia thanë edhe ata këngës së vet. Diku tjetër u zhvillua zhanri tjetër ku masat kërkonin të vallëzonin me kokë e duar deri në mëngjes e qejfi i tyre të realizohej përmes një dixheji që përkujdesej gjatë tërë mbrëmjes për disponimin e mysafirëve. Kështu lindi muzika tjetër, u fuqizua emocioni njerëzor pandërprerë dhe u krijua Njeriu i ri.

Ngjarjet në Prekaz dhe lindja e muzikës patriotike
Para pak ditësh u ndezën zjarret për heroizmat e vërtetë të Jasharëve (5, 6, 7 mars) dhe çarjen e madhe mitologjike-simbolike të historisë më të re të Republikës së Kosovës. Thuajse në Kosovë janë dy kryemetafora që u ngjizën për meritokraci çlirimi në rendin e simboleve: ikona e Adem Jasharit dhe ikona e Ibrahim Rugovës. Në këtë kontekst metaforik-simbolik nuk u përfshinë edhe “raketat” e ndërhyrjes ndërkombëtare, por nga njëri grup qitet në pah sidomos ndërhyrja e jashtme, ndërsa nga përkrahësit e theksimit të ikonës së parë, vetëflijimi i Jasharëve dhe lufta e kërcitur prej këtu. Pavarësisht polarizimit të panevojshëm dhe ngushtimit të dobët të meritave, metafora e pragut të shtëpisë, mbrojtjes së qenies në hapësirë ontologjike të natyrshme (territor), qëndresës së Jasharëve deri në vetëmohim për rezistencë simbolike dhe frymëzuese për të tjerët, qitja e lirisë para ekzistencës/mbijetesës, gatishmëria për t’i thënë jo dosido botës “këtu”, mosprania absolute e asnjë elementi të kamikazit bashkëkohor që do të shkonte diku në Beograd dhe të mbyste fëmijët civilë në autobusë (leximi i politikës n’kajde të terrorizmit global të sotëm), krijon karakterin më të qëndrueshëm të shëmbëlltyrës humane për liri kolektive kombëtare. Kështu, familja e Jasharëve bëhet Njësh me Kombin dhe kjo kryefamilje tani më nuk mund të mbetet vetëm për dikë, por shkrihet për të gjithë pa dallim. Në rendin simbolik, kjo Kryefamilje bashkë me simotrat e saj - që kanë vlerë paksa më ndryshe në rendin simbolik por që i afrohen mjaft shumë - shkon e ndërlidhet me nëntorin e ikonave të mëhershme të këtij rendi dhe rifillon cikli. Rifillon kënga. Këtu lind muzika patriotike. Dashuria ndaj atdheut, ekzagjerimi mbi bukurinë e maleve (p.sh. “O malet e Shqipërisë…”), romantizimi i skajshëm, elegjitë, e shumë e shumë këngë patriotike që i shtyjnë njerëzit të dalin në mal. Jo për pikë të kastit, por me qëllime sublime dhe madhore. Të këndojnë me tytat e armëve për atdhe. Në krahasim me muzikat tjera, nuk dallon. Kjo muzikë lind nga dëshira për mos të shkuar askund tjetër dhe të mos emigrojnë diku tjetër. (“Qitu po rri dhe s’e kam nijet as të lëkundi nga veni!”). Po e mbrojmë pragun e shtëpisë. “Jo, faleminderit, s’duam askund të shkojmë. Duam të rrimë këtu, në tokën e të parëve…”. Kështu lind dhe farkëtohet muzika patriotike. Këndon Shkurte Fejza…

8 Marsi, roli i gruas në luftë dhe muzika patriotike e Shkurte Fejzës
Tani mora shkas për këtë kolumne edhe 8 Marsin si shënjim i edukimit politik mbi pozitën e gruas, ku lindi edhe një muzikë tjetër, e cila nuk vinte nga komunitete emigrantësh nëpër hapësira të ndryshme kulturore, gjeografike dhe historike, por si nevojë për shprehje të emocioneve patriotike për një ndarje të një kolektivi prej pafuqisë vendore organizuese dhe nëpër disa konferenca botërore të kohës. Kështu lindi kënga e Shkurte Fejzës. Ajo nuk e shkroi tekstin, por dikush ia lexoi dëshirat në sy dhe kjo kishte zemër vetëm ta këndonte/interpretonte. Përsëri kënga lindi pas një rrugëtimi dhe distance emigruese. Kompozitori Zef Çoba dhe poeti Alfred Çapaliku e mprehën lapsin dhe e bënë këngën aq të ngulitur patriotike, “Xhamadani vija-vija” dhe kjo pushtoi të gjithë shqiptarët. Në këtë këngë i këndohet bashkimit kombëtar, por në shumë këngë të Shkurte Fejzës, stërpërmendet Kosova dhe nuk lihet anash vetë Kosova si epiqendër.
Kam një lot m’pikon si ar
Se ndër shekuj jam shqiptar
E kur malet m’i mbuloj bora
Për atdhe këngës ia mora
M’rreh si zemër çiftelia
Është Kosova është Shqipëria
Është një qiell që na bashkon
E një djep që na burrnon
Është një gjuhë qe flasim tanë
E një tokë që e thërrasim nanë.
Rrugës sime për Shqipni m’ka përcjellë ai Drin i zi
Dhe u nisa për me ardhë, porsi vala e Drinit të bardhë.
Refreni:
Xhamadani vija-vija
O është Kosova, është Shqipnia
Xhamadani vija-vija
O është Kosova, është Shqipnia.

Në intervistën që kishte dhënë në një revistë (m’duket quhej “Paloma”) para një kohe, Shkurte Fejza tregonte për muzikën që dëgjohej aty kah viti 1979 në Prishtinë. “…isha në Prishtinë dhe çka me pa e me dëgjua. E gjithë Prishtina ushtonte nga muzika serbe. Z. Çoliq ishte idhull i rinisë shqiptare. Them me veti, o Zot gjer këtu kemi ardhur. Në këtë kohë kompozitorët tanë në Kosovë nuk angazhoheshin shumë, edhe ato pak këngë që bëheshin ishin në një frymë të demoduar, askush nuk i dëgjonte dhe kështu i ishte hapur rruga muzikës së huaj…”. Është interesante për kontekstin e sotëm të globalizimit të muzikës dhe kontekstit të kohës në Kosovë që e përmend znj. Fejza, sepse pa dyshim atëbotë ishte shumë kohë tjetër, por po tregonte se kishte nevojë për muzikë patriotike. Në vitin 1980-1983, Shkurte Fejza ka treguar në intervistat e saj se si ishte ndaluar të këndojë për shkak të motiveve patriotike të muzikës së saj. Por, këngët e saj ndikuan që shumë burra të shkonin në male, të frymëzoheshin dhe ekzaltoheshin për çlirimin e atdheut. Dhe si të flasësh tani për kontribute kombëtare, pa përmendur edhe rolin aq të pahetuar dhe të paidentifikuar të kultivimit të muzikës patriotike dhe nxitjes së emocioneve mobilizuese. Sidomos këngët e Shkurte Fejzës, Ilir Shaqirit, Arif Vladit, Leonora Jakupit e përshpejtuan hyrjen sentimentale patriotike të shqiptarëve nga diaspora në radhët e luftës, por edhe brenda vendit. Të paktën, këto këngë ndikonin shumë edhe në dhënien e parave për fondet “3-përqindëshi” dhe “Vendlindja thërret”. Vendlindja i thërriste sidomos me këngë bombastike folke që ta preknin shpirtin individual dhe kolektiv. Kështu lindi muzika patriotike. (Këtu nuk po flasim për kriteret artistike të muzikës, rendin e muzikës së lartë dhe as për atë se e kemi harruar muzikën legjendare të Nexhmije Pagarushës, Fitnete Rexhës, Muharrem Qenës, Qamilit të Vogël etj., pra është temë tjetër.)

Përmbyllje
Zakonisht kur njerëzit thërrasin në telefon, kur nuk janë të sigurtë se po kontaktojnë me personin e duhur, pyesin: “Alo, po flas me personin X?!” Dhe kur bashkëbiseduesit i duket emër krejt i panjohur, kërkon edhe njëherë t’i përsëritet emri, në mos është i njohur për të dhe ia kthen në formë pasigurie auditive: “Qysh, qysh?!”. Kështu më ngjet konteksti për kontributin e popullatës në Kosovë për lirinë e vendit. Ka aq shumë njerëz që kanë kontribuar, aq shumë lloje heronjsh e heroinash, aq shumë njerëz që kurrë s’kemi dëgjuar për ta, aq shumë njerëz që kurrë në televizion s’kanë dalë, që kurrë s’kanë thënë asnjëherë një fjalë për luftën… E sidomos roli i grave që u dhunuan gjatë luftës dhe u vranë dy herë: njëherë gjatë luftës dhe për së dyti pas luftës, nga mungesa e kujdesit institucional dhe paragjykimet e shoqërisë sonë. I harruam edhe lotët që na rridhnin kur dëgjonim këngët e Shkurte Fejzës. Harruam krejt rolin e grave, që u ndërlidh me marsin shumë vetëflijues të Jasharëve (ma shumë na qesin veshët ndokush tjetër për meritat e luftës sesa kjo kryefamilje që dert s’kisha pasur t’i dëgjoja nëse do ta theksonin këtë aspekt!) dhe me 8 marsin e nevojshëm feminist. Tash edhe unë mund të bashkëbisedoj me ndonjë patriot se kush e çliroi Kosovën: “Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?!” Kështu lindi muzika e huaj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?! Empty Re: Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?!

Sun 11 Mar 2012 - 20:28
Fjala "muzike" eshte fjale shqipe, "me ze"...
Muzika e pare ka qene ajo me ze, me tingujt e zerit ndaj edhe u quajt "muzik" - "me ze"...

Gjuha Shqipe eshte gjuha me e lashte...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?! Empty Re: Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?!

Sun 11 Mar 2012 - 20:31
Tek historia Shqiptare hyn kjo apo letersia ode gjuha shqipe mo?? Rolling Eyes
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?! Empty Re: Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?!

Sun 11 Mar 2012 - 20:35
Aяjαиα shkruajti:Tek historia Shqiptare hyn kjo apo letersia ode gjuha shqipe mo?? Rolling Eyes

Sakte eshte ne historine Shqiptare...
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?! Empty Re: Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?!

Sun 11 Mar 2012 - 20:55
GJUHA SHQIP ESHT E LASHT MBI 1000 MIJET ILIRET JAN TE PARET TAN
Sponsored content

Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?! Empty Re: Alo, a po flas me patriotin? Qysh, qysh?!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi