Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Hoxhaj: Igorin e kam mik të mirë,“Qysh nesër do ta shtrojmë kërkesën për hapje të Ambasadës së Kosov Empty Hoxhaj: Igorin e kam mik të mirë,“Qysh nesër do ta shtrojmë kërkesën për hapje të Ambasadës së Kosov

Fri 28 Feb 2014 - 12:32
“Qysh nesër do ta shtrojmë kërkesën për hapje të Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi, pasi tani ekziston vullneti ynë dhe pajtueshmëria nga pala malazeze”, ka thënë ministri i puunëve të jashtme Enver Hoxhaj, në takimin që ka pasur në Prishtinë me homologun e tij malazez, Igor Lukshiq.

Sipas Hoxhajt, ky hap pason nivelin e shkëlqyeshëm të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, por njëkohësisht hap mundësinë për një kaptinë të re marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në fushën ekonomike, tregtare, turizmit dhe kulturës. Kryediplomati kosovar ka shprehur njëherësh edhe zotimin e institucioneve kosovare për ta integruar plotësisht komunitetin malazez në jetën politike dhe publike.

Përmes një komunikate për shtyp të MPJ-së, është bërë me dije se me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Igor Lukshiq, Hoxhaj ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve të mëtejshme ndërmjet dy vendeve, në atë që Hoxhaj e ka quajtur lëvizje nga fqinjësia e mirë në fqinjësi konstruktive,-transmeton Koha.

“Në takimin bilateral, Hoxhaj dhe Lukshiq kanë biseduar për një numër të çështjeve që karakterizojnë marrëdhëniet Kosovë – Mal i Zi, ku të dy shefat e diplomacive kanë nënvizuar faktin se nuk ka çështje të hapura ndërmjet dy vendeve dhe shumë mundësi për bashkëpunim”, thuhet në komunikatë.

Pas takimit, Hoxhaj ka deklaruar se marrëdhëniet e shkëlqyera me Malin e Zi nuk janë një parakusht i jashtëm i BE-së, por nevojë dhe vullnet i brendshëm, duke paralajmëruar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, përmbylljen e demarkimit të kufirit dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike, tregtare e turistike.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Lukshiq, theksoi nivelin e mirë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së tij për të intensifikuar edhe më tej atë në shumë fusha.

Hoxhaj dhe Lukshiq janë pajtuar njëzëri që të dyja vendet, Kosova dhe Mali i Zi ta ndihmojnë njëra tjetrën në nismat dhe organizmat rajonalë dhe procesin e anëtarësimit në BE. Në fund, të dy ministrat kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi.
Igor Llukshiq u prit sot edhe nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi