Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Mbyllet rasti “Kadriovski” në Tiranë Empty Mbyllet rasti “Kadriovski” në Tiranë

Sun 11 Mar 2012 - 21:05
Prokuroria pushon hetimet për kallëzimin e bërë nga deputeti socialist Erjon Braçe në lidhje me një disk me dëshmi të Daut Kadriovskit, personazh i njohur i botës së krimit nga Maqedonia. Në dhjetor 2010, Braçe depozitoi një padi në Prokurorinë e Tiranës me akuzën “shpifje për shkak të detyrës”, duke pretenduar se në zyrën e tij në PS kishte mbërritur një zarf me një disk brenda. Në këtë disk ishte një regjistrim filmik i shtetasit Daut Kadriovski, që akuzonte rëndë Erjon Braçen dhe Edi Ramën. Në padinë e tij, deputeti Braçe ka pretenduar se thëniet e Daut Kadriovskit në regjistrimin video ndaj tij dhe Edi Ramës janë bërë për shkak të detyrës së tyre, njëri si kryetar dhe tjetri si deputet i partisë më të madhe në opozitë. Regjistrimi, rreth 50 minuta, është verifikuar nga Prokuroria, e cila pasi ka grumbulluar provat e nevojshme, ka arritur në përfundimin se kallëzimi nuk kishte elemente të veprës penale, duke lënë të hapur mundësinë që palët t’i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në video-regjistrimin në fjalë, deputeti Erjon Braçe ka pretenduar se personazhi i trafiqeve, Daut Kadriovski, i dënuar në disa shtete të Ballkanit, ka shpifur ndaj tij dhe Edi Ramës për shkak të detyrës.

Prokuroria
Organi i akuzës u vu në lëvizje nga pretendimet e deputetit Erjon Braçe, i cili theksoi se dërgimi i një zarfi me përmbajtje të tillë në adresë të tij kishte qëllime shantazhi politik. “Keni 24 orë kohë që t’i publikoni vetë materialet në këtë disk në të gjitha mediat shqiptare, ndryshe do të publikohet nga tjetër kush”, thuhej në shënimin shoqërues të diskut që mbërriti në zyrën e Erjon Braçes në PS. Mbërritja e zarfit në zyrat e PS-së u kthye në një problem serioz, që u bë shkak edhe për një takim mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Kryesocialisti në atë kohë i cilësoi serioze akuzat dhe kërcënimet ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe kërkoi hetimin e tyre nga Prokuroria. Pasi kishte marrë zarfin në zyrën e tij në selinë e PS-së, Erjon Braçe doli në konferencë shtypi dhe deklaroi se kishte marrë një zarf në të cilin bëheshin kërcënime dhe shantazh me gjoja akuza të rënda ndaj tij e Edi Ramës dhe me pretendime se këto akuza do të publikoheshin. Pas konferencës për mediat, Braçe iu drejtua Prokurorisë, ku dorëzoi një padi ndaj Daut Kadriovskit, ku e akuzoi për shpifje e shantazh për shkak të detyrës. Sipas Braçes, Kadriovski e kishte kërcënuar atë, kryetarin e PS-së Edi Rama dhe shumë politikanë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia.



Përmbajtja e diskut

Përmes një CD të dërguar së bashku me një kartolinë të Vitit të Ri (koha e dërgimit ishte 23 dhjetor 2010), Daut Kadriovski akuzonte Edi Ramën dhe Erjon Braçen se janë përdorues dhe trafikantë të lëndëve narkotike. Në tregimin e tij në formën e një interviste, Kadriovski akuzonte dhe politikanë të lartë shqiptarë të rajonit, si Hashim Thaçi, Menduh Thaçi, Jakup Krasniqi etj. Ai i cilëson këta persona si bashkëpunëtorë në trafiqe dhe si njerëz që ishin nën influencën e tij. Veç këtyre akuzave, Kadriovski akuzonte Ramën dhe Braçen se janë autorë në vrasjen e dy personave në Tirane dhe në Shkup.



Daut Kadriovski

Daut Kadriovski ka lindur në vitin 1948 në Shkup të Maqedonisë. Në vitet ’80 ai ka nisur të lakohet nga autoritetet e Drejtësisë për “hyrjen” në veprimtarinë e trafikut të drogës. Në vitet 1984-1985, disa prej të arrestuarve nga policia për trafik droge e kanë përmendur emrin e tij si porositës. Në vitet ’84-’85 ai arrestohet dhe burgoset në fillim në Turqi, mandej në Gjermani. Pas disa vitesh i privuar nga liria, Kadriovski rishfaqet në fillim të viteve ’90 në disa zona të ish-Jugosllavisë, që sikurse citohet nga raportet policore: “Kontrolloheshin nga miq të tij”. Urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar ndaj tij u zbatua në vitin 2000 në Durrës. Ai arriti t’i shpëtojë burgut, pasi Drejtësia shqiptare nuk mundi t’i provojë ndaj tij asnjë prej akuzave. Më pas, personazhi u kthye në Maqedoni, ku vuajti dënimin e dhënë ndaj tij.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi