Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vula e humbur perandorake, në shitje 1 milion paund Empty Vula e humbur perandorake, në shitje 1 milion paund

Mon 12 Mar 2012 - 2:38
Vula e humbur perandorake, në shitje 1 milion paund VulaNjë vulë e vogël historike nefriti, vetëm 7 cm e gjatë, pritet të shitet për rreth 1 milion paund, edhe pse pronari i saj nuk e kishte idenë se sa shumë vlente ajo.
Vula e gjelbër është në të vërtetë një simbol perandorak, pjesë e koleksionit europian, por historia e saj e pabesueshme u zbulua nga shtëpia e ankandeve “Bonhams”.
Ata vlerësuan se ajo ishte ndërtuar dhe përdorur nga perandori legjendar kinez, Qianlong, gjatë fundit të shekullit XVIII. Vula është mbajtur në hollin e “San Xi Tang”, Holli i Tre Rrallesave, në Qytetin e Ndaluar.
Ai ndodhej në pjesën perëndimore të Yangxin Dian, Holli i Kultivimit Mental, vendi ku perandori mbante pergamenat e tij të rëndësishme. Mendohet se ajo ka përfunduar në Europë gjatë periudhës së rebelimit në vitet 1900, pasi dhe më pas u bë pjesë e koleksioneve private. Askush nuk e dinte në Europë vlerën e saj të vërtetë dhe as çfarë simbolizonte ajo.
Por tani, pronari i vulës është në qiellin e shtatë, pasi mësoi se objekti i vogël që ai mbante vlen sa një thesar. Koleksionistë të pasur nga Kina, Hong Kongu dhe Tajvani, si dhe disa europianë janë shprehur entuziastë dhe kanë shpallur “luftë” për ta marrë vulën në koleksionet e tyre. Vula është e gdhendur me simbole të dyfishtë, që kanë lidhje me jetëgjatësinë, si dhe përfaqësojnë parajsën dhe tokën. Qianlong ka sunduar nga viti 1735 në 1796 dhe ishte një nga perandorët më të frikshëm kinezë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi