Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Greqi, konferenca kombëtare e PASOK-ut, shpallen kandidaturat Empty Greqi, konferenca kombëtare e PASOK-ut, shpallen kandidaturat

Mon 12 Mar 2012 - 19:15
Sot dhe nesër zhvillohet konferenca kombëtare e PASOK, ku ndër të tjera, në ditën e dytë të saj, do të shpallen kandidaturat zyrtare për kreun e partisë.

Konferenca kombëtare e PASOK zhvillohet një javë përpara zhvillimit të votimeve, që do të mbahen të dielën, më 18 mars, nga ora 9:00-17:00, për të zgjedhur një kryetar të ri të partisë.

Cdo figurë e PASOK që dëshiron të konkurrojë për kreun e partisë, duhet të ketë siguruar 94 firmat e nevojshme, për t’u shpallur zyrtarisht kandidat. Një procedurë të tillë kanë zhvilluar ministri i Financave Evangelos Venizelos, ish ministri i brendshem Kristos Paputsis, i cili dha dorëheqjen nga ministria për këtë kandidim. Disa burime thanë se brenda partisë nisi një lëvizje që mblodhi firma për të nxitur edhe rikandidimin e ish kryetarit të partisë Jorgos Papandreu, i cili deklaroi 3 muaj më parë se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të PASOK dhe të kryeministrit. Gjithësesi, emrat e personave, që kanë arritur të sigurojnë 94 firmat e nevojshme për t'u deklaruar "kandidat zyrtar", do të publikohen nesër.

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të PASOK do të zhvillohet në gjithë Njësitë Bashkiake të vendit dhe njerëzit që do të votojnë, do të paguajnë një shumë simbolike prej 2 Euro. Kanë të drejtë vote gjithë shtetasit grekë me kartë identiteti ose pasaportë, qytetarët e shteteve anëtare të BE-së me pasaportë, si dhe emigrantët me leje qëndrimi.

Votimi për kryetarin e PASOK zhvillohet pak kohë para zgjedhjeve politike që pritet të mbahen në vend dhe në kushtet kur mbështetja popullore për PASOK ka rënë ndjeshëm. Sipas sondazhit të fundit, PASOK gëzon vetëm 11% të mbështetjes, njëlloj me komunistët, duke ndekur pas partinë e Samaras që është e para, partinë “E majta demokratike” dhe SYRIZA-n. Ndërsa një sondazh tjetër sugjeron se shumica e grekëve duan që Papandreu të kryejë dënim me burg për situatën në të cilën sipas tyre, e futi Greqinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi