Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Përmbysje në politikën greke, PASOK parti e tretë, neonazistët në Parlament Empty Përmbysje në politikën greke, PASOK parti e tretë, neonazistët në Parlament

Sun 6 May 2012 - 19:31
Përmbysje në politikën greke, PASOK parti e tretë, neonazistët në Parlament Antonis-samaras-GreqiAthinë, 6 maj 2012, NOA - Greqia po përjeton ndoshta një nga përmbysjet më të mëdha në skenën politike të saj.

Exit pollet e para të zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën sot në vend kanë ndryshuar tërësisht hartën politike të vendit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Partia Socialiste e njohur ndryshe si PASOK, e cila ka qeverisur vendin dy dekadat e fundit renditet e treta në garën elektorale.

Sondazhet nxjerrin të parën Partinë “Demokracia e Re” të konservatorëve të djathtë me një rezultat 17-20 %, ndërsa e dyta renditet Partia e Radikalëve të Majtë, Siriza, të cilët kanë 4-fishuar rezultatin në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009.

Kjo parti e njohur ndryshe si Siriza ka marrë 15.5-18.5% të votave duke u bërë kështu forca e dytë politike në vend.

Socialistët e PASOK renditen të tretët me 14.5-17% të votave, duke regjistruar një prej rezultateve më të ulëta në historinë e saj parlamentare.

Më tej renditen të Pavarurit me 10-12% të votave, komunistët me 7.5-9.5% të votave, ekstremistët e “Agimit të Artë” me 6.0-8.0% dhe në fund Të Majtët Demokratë me 4.5-6.5% të votave.

Ky rezultat ngarkon “Demokracinë e Re” të nisë negociatat për krijimin e qeverisë së re, megjithatë e ardhmja e stabilitetit politik në Greqinë fqinje duket e brishtë.

Vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje nëse asnjë nga dy partitë e para nuk do të mund të formojnë qeverinë.

Exit Polle



Demokracia e Re 17-20 %

Radikalet e majtë (Siriza) 15.5 -18.5 %

Pasok 14.0-17.0 %

Të pavarurit 10, 0 – 12, 0

Partia Komuniste (KKE) 7.5 -9.5%

Agimi i Artë(Χρυσή Αυγή) 6.0 – 8.0%

Të majtët demokratë 4.5 – 6.5%
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi