Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Greqi: Partia ekstremiste greke “Agimi i Artë” hyn në Parlament Empty Greqi: Partia ekstremiste greke “Agimi i Artë” hyn në Parlament

Sun 6 May 2012 - 19:33
Greqi: Partia ekstremiste greke “Agimi i Artë” hyn në Parlament Agimi-i-ArteAthinë, 6 maj 2012, NOA Update – Partia neonaziste greke “Agimi i artë” (Χρυσή Αυγή) do të hyjë në Parlamentin grek, pasi ka marrë 6-8% të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë të dielë në Greqi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Këtë përqindje të fituar nga partia ekstremiste greke e ka nxjerrë kompania ALCO në një sondazh të publikuar Live në kanalet televizive greke, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në shtetin helen.

Duhet thënë se partia neonaziste greke “Agimi i Artë” në zgjedhjet më të fundit legjislative të 2009-ës kishte marrë vetëm 0,29% të votave të zgjedhësve grekë.

"Agimi i Artë" është një parti që e ka shprehur hapur se është kundër emigrantëve në Greqi dhe adhuron madje edhe Hitlerin.

E para në garën për vendet në Parlamenin grek ka dalë partia e qendrës së djathtë, “Nea Dimokratia” (Demokracia e Re) e Antonis Samaras, e cila është votuar nga 17-20% e grekëve me të drejtë vote.

Ndërkohë sipas exit poll-eve të para, e majta Syriza, ka dalë në vend të dytë, me 15,5-18,5% të votave.

Nëse exit poll-et do të rezultojnë të sakta, atëherë “Demokracia e Re” dhe PASOK do të kenë vështirësi të mëdha të qeverisin bashkë në një koalicion të madh.

Teksa ND ka marrë 17-20% dhe PASOK 13-17%, duket se suksesi i të majtës radikale greke, Syriza, e cila është kundër masave drastike për rimëkëmbjen e ekonomisë greke, detyron partitë e tjera të kenë përqindje më të lartë, për të patur shumicën absolute të vendeve në Parlamentin grek.

Grekët votuan sot në zgjedhjet më të rëndësishme që prej rrëzimit të diktaturës ushtarake të vitit 1974.

Kështu i cilësoi këto zgjedhje lideri socialist Evangelos Venizelos.

Ndërkohë lideri demokrat Antonis Samaras, i cili votoi në Pylos të Peloponezit, dhe partia e të cilit sipas sondazheve do të ketë numrin më të madh të vendeve në parlament, do të shprehej se “nuk do të ketë një raund të dytë, vetëm një. Po presim vendimin e popullit, që do të influencojë në të ardhmen tonë, dhe që do të përcaktojë mënyrën në të cilën jetojmë”.

“Janë të gjithë dakord, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë greke të viteve të fundit. Unë besoj se së shpejti do të kemi qeverinë e re”, deklaroi kreu i qeverisë në detyrë Lukas Papadimos.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi