Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

AK: Agimi i Artë kujdes, të mos kalojë kufirin Empty AK: Agimi i Artë kujdes, të mos kalojë kufirin

Wed 2 Jan 2013 - 15:24
AK: Agimi i Artë kujdes, të mos kalojë kufirin Thumbnail.php?file=aleanca_kuq_e_zi3173_231011765
Aleanca Kuqezi në Shqipëri përmes një deklarate është shprehur kundër akuzave dhe fyerjeve raciste të partisë neofashiste greke Agimi i Artë.
Formacioni politik grek akuzoi shqiptarët si ka[akë dhe mbeturina të Perandorisë osmane, ndërsa paralajmëruan hapjen e degëve të tyre edhe në Shqipëri.
“AK-ja nënvizoi se është një parti që kërkon fqinjësi të mirë në rajon, por jo marrëdhënie me parti naziste që kërkojnë të shtrijnë metastazat në shtetin shqiptar. Nuk do ta lejojmë një gjë të tillë, madje edhe e kemi paralajmëruar Agimin e Artë që të mos kalojë kufirin. Agimi i Artë duhet ta fiksojë mirë se në Shqipëri do ti digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve, maksimumi mund të trembë qeverinë e Berishës”, theksoi Aleanca Kuq e Zi.
Përveç Agimit të Artë, në deklaratën e kuqezinjve është shënjestruar edhe kryeministri i Shqipërisë. AK-ja e ka cilësuar Sali Berishën si një nga “partnerët” e Agimit të Artë, të cilin me 23 qershor nuk do ta kenë më. Një nga ndërmarrjet e kuqezinjve, nëse do të kishin shumicën në Parlament, do të ishte gjetja e një zgjidhjeje për Çështjen Çame.(INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi