Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bëjnë për në spital të fejuarin e mbesës se nuk u pëlqen, dy xhaxhallarët në burg Empty Bëjnë për në spital të fejuarin e mbesës se nuk u pëlqen, dy xhaxhallarët në burg

Mon 12 Mar 2012 - 21:32
Romë, 12 mars 2012, NOA- Nuk u pëlqente lidhja me mbesën dhe për këtë e rrahën. Ngjarja daton në 2011 kur dy burrat e kishin pritur “dhëndrin” italian jashtë shtëpisë duke filluar ta godasin me grushte e shqelma.

U dënuan sot me 5 muaj burg Dritan Ndrekaj 34 vjeç dhe Pavlin Ndrekaj 38 vjeç që të dy me origjinë shqiptare pasi u akuzuan për dhunë të rënduar ndaj të fejuarit 30 vjeçar të mbesës së tyre 18 vjeçare, pasi lidhja mes dy të rinjve, të afërmve të vajzës nuk u pëlqente aspak.

Sipas dëshmisë së të dëmtuarit mesnatën e 25 marsit të vitit 2011 dy persona të maskuar, por që nga zërat ngjanin si xhaxhallarët e ish mikes së tij, e kishin pritur në pragun e shtëpisë duke filluar ta rrahin barbarish dhe ta lënë të përgjakur në tokë.

Gjithsesi viktima arriti të mbaj mend targën e makinës me të cilën dy dhunuesit u larguan e ky detaj i të riut rezultoi vendimtar për hetimet pasi u dënuan me 5 muaj.

Shkak për këtë detaj nuk ishte kujtesa e “dhëndrit” të agresorëve por raporti i mjekut i cili kishte mbajtur çdo gjë shënim nga i dëmtuari dhe që nga hetimet vetëm së fundmi u paraqit në gjykatë.

Gjithsesi duket se mospëlqimi dhe dashuria e turbulluar me gjak nuk mundi të vazhdojë më tej si shkak i mllefeve të krijuara nga xhaxhallarët që donin të vinin në vend “nderin” e vajzës, sepse nuk u pëlqente i fejuari i huaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi