Fantazama e gjyshes së vdekur, selfie me telefonin e mbesës
Thu 10 Jul 2014 - 21:28
Një ngjarje mjaft e çuditshme ndodhi në Rumani, ku një grua 34-vjeçare pohoi se fantazma e gjyshes së saj të vdekur e kishte përdorur telefonin e gruas për të bërë një selfie (fotografi).
"Kur unë e mora telefonin u trondita shumë kur pashë fytyrën e gjyshes sime të vdekur", tha Gina Mihai.
"Ajo dukej sikur kishte një gjarpër rreth qafës së saj, dhe i gjithë imazhi dukej sikur ishte bërë nga një vend tjetër, ndryshe nga dhoma ime, sikur të ishte shkrepur nga një vend tjetër që ndan botën e të vdekurve nga të gjallët”, tha 34-vjeçarja.
Menjëherë pas kësaj tronditjeje, 34-vjeçarja e kishte marrë telefonin dhe e kishte çuar në një fallxhore, e cila i kishte thënë se gjyshja i kishte dërguar një mesazh.
Sipas fallxhores, gjarpri rreth qafës së saj simbolizon faktin që gjyshja është duke u dënuar në jetën tjetër për të gjitha gabimet që ka bërë.
"Gjyshja ime vdiq tre vjet më parë dhe unë nuk kam çuar asnjë ushqim për të në varreza. Unë isha duke bërë petulla në atë kohë dhe nuk doja të kapja telefonin me duart e pista kështu që unë e vendosa atë në xhepin tim. Në momentin kur e mora telefonin, atje ishte i mazhi i saj”, tha Mihai e frikësuar. /Shekulli Online/
Re: Fantazama e gjyshes së vdekur, selfie me telefonin e mbesës
Sun 13 Jul 2014 - 20:08
Kështu jan punët e fallxhoreve,ajo në vend se të shkojë te psikologu ka shkuar tek fallxhorja,kur e gabon destinacionin merr edhe pergjigjen e gabuar.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi