Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Zemërimi i një nëne dhe vota për Ilir Metën Empty Zemërimi i një nëne dhe vota për Ilir Metën

Mon 12 Mar 2012 - 22:09
Këto janë fotot që tregojnë momentet kur Gjykata e Faktit në Tiranë ka dhënë vendimin për shpërthimin në Gërdec dhe reagimin e familjarëve të viktimave. Mes tyre spikat Zamira Durda, nëna e Edisonit 6 vjeçar, që gjeti vdekjen në shpërthimin e Gërdecit.

Durda, thuajse e vetme, është bërë zëri i fortë i familjarëve të viktimave të Gërdecit në kërkim të drejtësisë. Në një intervistë prekëse për gazetën Tema para disa kohësh, ajo pati deklaruar se në shtëpinë e saj kishte shkuar para zgjedhjeve të përgjithshme Ilir Meta, që u kishte kërkuar votën për të larguar qeverinë e Berishës, të cilën e quante si ‘qeveria e Gërdecit’.

“Jam e zhgënjyer nga Ilir Meta, i cili para zgjedhjeve të 28 qershorit më erdhi në shtëpi dhe më tha se do të ndikonte për dënimin e shkaktarëve të tragjedisë që më mori djalin. Unë i dhashë votën atij që të rrëzonte “qeverinë e Gërdecit”, siç e cilësonte Meta dhe jo të bashkohej me të. Ndihem e zhgënjyer që vota ime ka shkuar dhe ka ndihmuar pikërisht vrasësit e tim biri. Nuk mund ta mendoja kurrë këtë gjë. Si mos të irritohem nga ky fakt, kur vota ime shkon pikërisht te vrasësit e djalit tim? Si mos të bëhem kamikaze, kur shoh këtë padrejtësi dhe këtë fyerje të rëndë që më është bërë?” deklaronte Zamira Durda
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi