- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Rama falënderon Metën dhe deklaron: Nuk do jem diktatori i radhës
Tue 2 Jul 2013 - 19:40
Kryetari i PS tha se ky është një mandat i fortë në numra, por i brishtë përballë njerëzve. Rama flet edhe për 21 janarin: Humbëm katër jetë të pafajshme njerëzish, që shpresoj se sonte janë më të qetë aty ku prehen, edhe pse e dinë se nuk do jenë kurrë të qetë pa u bërë drejtësi për vrasjen e tyre
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbajti një fjalim përpara shumë të ftuarve, që festuan së bashku fitoren në zgjedhje, por edhe 22- vjetorin e partisë, që në fakt duhej të ishte festuar disa javë më parë, por u shty për shkak të zgjedhjeve.
Në fillim të fjalës së tij, Rama falënderoi kryetarin e LSI, Ilir Meta, ndërsa tha se mandati i tyre është i fortë në numra, por i brishtë përballë njerëzve.
“Më lejoni të falënderoj sot në mënyrë të veçantë aleatët tanë strategjikë dhe në veçanti Ilir Metën për gjithçka bëri që interesi i Shqipërisë të fitonte mbi ndasitë dhe konfliktet e së shkuarës mes nesh.
Koha do e provojë edhe në qeverisje atë që 23 qershori provoi në zgjedhje. PS dhe LSI mund të bëjnë histori.
1 milion shqiptarë na kanë dhënë mandatin e plotë për të ecur më shpejt drejt Shqipërisë europiane.
Ne e dimë mirë se ata nuk votuan për të ndryshuar thjesht qeverinë, por vendin ku jetojmë, jetën e tyre në këtë vend dhe vetë politikën e këtij vendi.
Detyra jonë është t’u përkushtohemi synimeve që i ngritën njerëzit masivisht në revolucionin e heshtur me votë.
Por, kujdes! Ky që kemi marrë është një mandat i fortë numerikisht, por i brishtë përballë njerëzve. Ata na kanë ekspozuar përballë rrezikut që kemi aty pranë. Nëse do harrojmë që kjo fuqi na është dhënë për vendin, jo për vete, dëmi që do i bëjmë Shqipërisë do jetë shumë i rëndë,” tha Rama duke shtuar se “edhe ata që nuk na kanë votuar, presin shumë nga ne”.
Rama foli edhe për 21 janarin dhe vështirësitë e tyre në opozitë.
“Kur u zgjodha në krye të PS shtatë vjet më parë vendosëm një sërë objektivash. Rruga nuk ishte aq e shkurtër sa dëshironim, ndeshëm pengesa të mëdha, u vodhëm në zgjedhje, u rënduam shpirtërisht dhe u tronditëm fizikisht në rrugën e rezistencës opozitare. Humbëm katër jetë të pafajshme njerëzish, që shpresoj se sonte janë më të qetë aty ku prehen, edhe pse e dinë se nuk do jenë kurrë të qetë pa u bërë drejtësi për vrasjen e tyre.
Në rrugën e opozitës bëmë edhe gabime. Por më në fund ia dolëm dhe ia kemi dalë në mënyrën më të bujshme. I kemi dhënë të drejtën për të qenë krenar në përmbylljen e këtij kapitulli në jetën opozitare,” tha Rama.
Një falënderim ka shkuar edhe për dy njerëz, që nuk ishin në ceremoni.
“Do doja që në këtë gëzim të ishin edhe dy shqiptarë, Dritan Hoxha dhe Ardian Klosin,” tha Rama.
Kreu i PS dhe kryeministri i ardhshëm ka premtuar ndaj opozitës, duke thënë se shqiptarët nuk do shohin tek ai diktatorin e radhës.
“Tani do kem mundësinë dhe kënaqësinë që t’u provoj sesa shumë gabojnë kur më shohin dhe më friken si diktatori i radhës”.
“Dua të falënderoj edhe të gjithë njerëzit e shtypit, që ushqyen shpirtin opozitar duke kritikuar pushtetin, por edhe ne.
Unë jam i bindur se nën qeverisjen tonë shtypi do jetojë ditët më të mira dhe liria do fitojë një cilësi që nuk e ka pasur deri më sot. Unë do jem i angazhuar që piciri që kemi hequr në opozitë të na shërbejë jo si një revansh, por si mësim se çfarë nuk duhet bërë ndaj opozitës dhe këtu e kam fjalën për opozitarizmin si të tërë,” tha Rama duke shtuar se “edhe kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë do jetë garanti i ri i parlamentarizmit shqiptar”.
“Ne e shohim çdo shqiptar si partner në përpjekjen tonë historike për ta rilindur këtë vend.
Ne duam ta rikthejmë besimin e njerëzve tek politika dhe mundësitë e pafundme të politikës,” tha Rama.
“Mandati i 23 qershorit është një mandat i qartë si drita e diellit për të modernizuar Shqipërinë, për të marrë vendime kurajoze dhe për të vepruar me vendosmëri, për të mos përçarë e sunduar, por për të bashkuar që të ecim më shpejt në rrugën e Rilindjes,” theksoi Rama, duke përmbledhur kështu dy sloganet e fushatës elektorale, atë të LSI dhe PS.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi