Suu Kyi falenderon regjisorin Luc Besson
Tue 8 Nov 2011 - 23:39
“Faleminderit që hodhe pak dritë mbi vendin tim”. Me këto fjalë, fituesja e cmimit Nobël për Paqen, Aung San Suu Kyi ka falenderuar regjisorin francez Luc Besson për “The Lady”.
Filmi në fjalë përshkruan jetën e lideres së opozitës së Birmanisë dhe do të dalë në sallat e kinemasë më 30 nëntor.
Për muaj të tërë, regjisori dhe heroina e rezistencës paqësore janë takuar në mënyrë sekrete për të diskutuar mbi filmin.
Ata arritën të bënin takimin e parë pas 13 nëntorit të vitit 2010, kur regjimi birman i dha lirinë Suu Kyi nga rezidenca e saj që mbikëqyrej nga ushtria 24 orë në 24.
Fituesja e Nobelit për Paqen interpretohet në këtë prodhim kinematografik nga aktorja kineze Michelle Yeoh, e njohur më tepër për filmat aksion.
Ndërsa regjisori Luc Besson është i njohur për një seri filmash kult të kinemasë franceze si “Nikita” e “Leon”, si dhe për filma të tjerë modernë dhe aksion si “Taxi”, “Wasabi”, “The Transporter”, “From Paris With Love”, etj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi