- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Ekstremistët grekë kërcënojnë regjisorin shqiptar
Mon 8 Oct 2012 - 13:45
Shfaqjet e ekstremizmi po marrin përmasa alarmante në Greqi, dhe këtë radhë janë drejtuar edhe kundër artit. Pre e ekstremistëve grek ka rënë edhe aktori dhe regjisori shqiptar Laert Vasili, për shkak të një pjese teatrale që ka dashur të vërë në skenë me titull ‘Corpus Chris’.
Ajo ka ngjallur reagimin e fanatikëve fetarë, të cilët janë mbledhur përpara teatrit ku do të vihej në skenë pjesa dhe kanë hedhur parulla ekstremiste ndaj regjisorit shqiptar, madje duke e kërcënuar me jetë.
Një turmë e vogël njerëzish, të udhëhequr nga anëtarë të partisë neonaziste greke, Agimi i artë, kanë kërkuar mosvënien në skenë të pjesës teatrale, e cila sipas tyre fyen Krishtin dhe fenë e krishterë. Por kjo gjë është mohuar në mënyrë kategorike nga regjisori Vasili, i cila ka theksuar se pjesa lidhet më shumë se kurrë me realitetin dhe në qendër të saj është nevoja për një udhëheqës të përjetshëm.
Shfaqjet ekstremiste të Agimit të artë në Greqi janë shtuar shumë kohët e fundit, veçanërisht ndaj shtetasve me kombësi jo greke, që janë bërë shpesh pre e dhunës apo kërcënimeve të neonazistëve grekë.

- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Ekstremistët grekë kërcënojnë regjisorin shqiptar
Mon 8 Oct 2012 - 13:58
prap Laerti probleme ...???
- Vritet edhe një shqiptar në burgjet greke
- Ministri: 100.000 dollarë për atë që vret regjisorin e filmit “Pafajësia e myslimanëve”
- Një adoleshent shqiptar pjesë e partisë neonaziste greke
- Femrat Greke Kerkojne Djeme Shqiptar te Arian Cani
- Policia greke ndalon në kufi gjyqtarin shqiptar, shkak origjina çame
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi