Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një adoleshent shqiptar pjesë e partisë neonaziste greke Empty Një adoleshent shqiptar pjesë e partisë neonaziste greke

Tue 1 Oct 2013 - 21:46
Një adoleshent shqiptar pjesë e partisë neonaziste greke AgimiNjë fakt tjetër tronditës ka dale në dritë nga mediat greke në lidhje me dosjen voluminoze në ngarkim të “Agimit të Artë”, mbi veprimtaritë kriminale të kësaj partie. Shqetësues ka qenë fakti se një adoleshent shqiptar ishte i përfshirë në radhët e partisë neonaziste greke.

I riu shqiptar rekrutonte dhe mobilizonte të rinjtë e moshës 14-17 vjeç, të cilët më pas do të brumoseshin me idetë naziste dhe do të luftonin për to.

17-vjeçari, është shqiptari i tretë, që del në skenë, si i inkuadruar në radhët e neonazistëve, pas Roberto Haidit, shoqërues i deputetit Kostas Barbarusi dhe kryetares së forumit të ‘Gruas së Agimit të Artë’, Nikol Beneki. Sipas gazetës "Ethnos", shqiptarja në fjalë është shumë e afërt me një nga deputetët e arrestuar, Jorgos Lagos.

Ndërkaq sot rreth orës 13:10 është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Athinës kryetari i grupit Parlamentar të partisë Agimi i Artë, Kristos Papas.

Me dorëzimin e tij, shkon në 6 numri i deputetëve të Agimit të Artë, që ndodhen në duart e drejtësisë, me akuzën për krijim të organizatës kriminale, vrasje, pastrim parash e korrupsion. Sipas informacioneve, asnjëri prej tyre nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe nuk është përgjigjur për pyetjet e bëra. Në kërkim janë edhe 11 persona të tjerë.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi