Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulim tronditës, si torturohet një shqiptar në Policinë Greke Empty Zbulim tronditës, si torturohet një shqiptar në Policinë Greke

Fri 20 Apr 2012 - 2:44
Message reputation : 100% (1 vote)
RRËFIMI RRËQETHËS: “Më vunë një qese të zezë plehrash në trup, duke më mbajtur nën të me fekale”. Në njërin sy më ngjeshën një armë. Më kërcënonin se s’e kisha të gjatë, më thonin se do të më vrisnin. Më qëllonin pareshtur ku të mundnin, me grushte, shkelma dhe mjete të tjera”Athinë, 19 Prill 2012 NOA.al - Zbulim shokues i dhunës së Policisë Greke, zbardhet nga një emigrant 35 vjeçar shqiptar i cili është shoqëruar në Drejtorinë Policore të Athinës ku është përballur me brutalitet të pashoq.

Agjencia e lajmeve noa.al citon 35 vjeçarin shqiptar që tregon detaje të tmerrshme nga përballja e frikshme me pesë policë grekë. Torturat janë të ngjashme me ato që ushtarët amerikanë kanë kryer ndaj pengjeve irakenë në burgun e ferrit të Abu Ghraib.

Kjo ngjarje, është denoncuar nga 35 vjeçari i cili tashmë kërkon nga gjykata greke drejtësi për atë që i bënë. Burime zyrtare nga Gjykata e Apelit në Athinë (në foto), bëjnë të ditur për noa.al se kanë vendosur të fillojnë shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të tre policëve të drejtorisë rajonale Athinë, me akuzën e keqtrajtimit të kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasit shqiptar. Nën proces duhet të ishin 5 policë që denoncoi emigranti, por vetëm tre po përballen me gjykatën. Ata janë shkarkuar nga detyra dhe presin vendimin penal.

Emigranti me leje të rregullt qëndrimi, emri i të cilit nuk publikohet nga gjykata e Apelit të Athinës, ishte ndaluar nën dyshimet se kishte plagosur një polic gjatë një aksioni antidrogë. Por në të vërtetë autor doli se ishte një avokat grek që më tej u arrestua pasi po ndiqej nën dyshimet për trafik droge dhe plagosi me pistoletë një nga policët.

Si nisi tmerri

I riu ishte shoqëruar më 7 dhjetor 2005, me dyshimin e gabuar se ishte përgjegjës për plagosjen e një kolegu të tyre. Shoqërimi i tij u bë në sheshin “Imitu” nga policë të skuadrës antidrogë së Atikës (Athinë).

Pikërisht këtu nisën telashet për shqiptarin krejtësisht të pambrojtur, citon noa.al. Përballja e parë, me të hyrë i prangosur në drejtorinë e Policisë së Athinës, ishte me një grua police e cila iu vërsul duke e qëlluar.

Por në vijim të këtij operacioni në sheshin “Ipitu”, u arrestua edhe një avokat grek i dyshuar për trafik lëndësh narkotike. Avokati në vijim të hetimit, u akuzua se për t’i shpëtuar ndjekjes, qëlloi duke lënë të plagosur me pistoletë, një nga policët në aksion.

Por më herët ishte arrestuar shqiptari për plagosjen e policit grek, duke u përballur me pa të drejtë me torturat.

Rrëfen detajet e frikshme

“Ishin pesë policë që më rrihnin. Njëri prej tyre, me pushkë më qëllonte në çdo pjesë të trupit dhe në kokë. Kurse grykën e pushkës ma fuste në sy. Pastaj më qëllonte në organin gjenital duke më shkaktuar dhimbje të forta që më mekën nga klithmat. Më godisnin sërish dhe më urdhëronin të ngrihesha në këmbë. Pastaj më rrëzonin në tokë dhe më hapnin këmbët duke më qëlluar sërish në organin gjenital. Më ngrinin sërish në këmbë duke më mbajtur nga supet dhe vazhdonin të më qëllonin”, - tregon i riu shqiptar tmerrin që ka përjetuar.

Dhe vazhdon: “Fantazia e tyre nuk kishte të mbaruar. Më vinin me njërën këmbë dhe më detyronin të hidhesha si i çalë. Kur ndaloja, më qëllonin sa t’u hante krahu”.

Rrëfimi bëhet edhe më rrëqethës: “Në një moment, mbaj mend se duhet të shkoja në banjë. Kërkova të më çonin, mu përgjigjën: “Jo mor paloshqiptar, aty ta bësh”. Më doli jashtëqitja dhe ata më vunë thesin e zi nga pas”.

Gjatë gjithë kohës, më përsërisnin: “Nga këtu nuk del më i gjallë, *ythësh********ja, plehrë, paloshqiptar”. Sharjet ishin nga më të rëndat.

Flet vëllai i të torturuarit

Në gjykatë është depozituar dhe dëshmia e vëllait të 35 vjeçarit që thekson se vëllai i tij kishte dosje të bardhë penale dhe kurrë nuk ishte shoqëruar nga policia: “Kam shkuar në policinë e Athinës dhe kërkova të takoj tim vëlla. Arrita të shoh se gjendej në një birucë të paraburgimit. Ishte i lidhur nga duart dhe nga këmbët, kurse në mes e poshtë i ishte vënë një qese e zezë. Syri i ishte varur poshtë dhe mu duk sikur i kishte dalë nga vendi.

Mjekësia Ligjore

Sakaq, raporti mjekoligjor për 35 vjeçarin, përcakton: “Në kohëzgjatjen e qëndrimit në rajonin policor të Athinës, shtetasi 35 vjeçar paraqet dëmtime serioze në kokë dhe në trup. Ato janë shkaktuar nga goditje fizike dhe me mjete të forta. konstatohen gjurmë goditjesh në shpatulla, në fytyrë, në organet gjenitale, dëmtime serioze në të dy sytë dhe dëmtim më të rëndë në njërin prej tyre. Këto tregojnë se mbi personin është ushtruar jo rastësisht, por sistematikisht për disa orë, dhunë e vazhdueshme në formë torturash”.

Reagojnë autoritetet

Vetë drejtuesit e policisë greke, pranojnë se kjo çështje e ngritur, është rast tipik kur forcat policore ushtrojnë dhunë të egër dhe e cilësojnë si rastin më të frikshëm të 20 viteve të fundit në radhët e uniformave blu të Greqisë. Kurse shumë policë të marrë në pyetje nga prokuroria e Athinës kanë shprehur habinë për mënyrën si është torturuar shqiptari nga kolegët e tyre. n.s/e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi