Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trafikantët shqiptarë qëllojnë me kallashnikov policinë greke Empty Trafikantët shqiptarë qëllojnë me kallashnikov policinë greke

Thu 26 Apr 2012 - 17:29
Trafikantët shqiptarë qëllojnë me kallashnikov policinë greke Policia5-300x187Një shkëmbim zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kufirin shqiptaro–grek. Mësohet se ngjarja ka ndodhur konkretisht në vendin e quajtur “Hani i Delvinaqit”, në aksin Kakavijë-Janinë, ku një makinë me targa shqiptare ka hapur zjarr kundrejt policisë greke.
Drejtuesi i mjetit, i cili ishte shoqëruar me dy persona të tjerë, ka nxjerr armën tip Kallashnikov dhe ka goditur disa herë patrullën e policisë. Por fatëmirësisht, plumbat kanë kapur vetëm makinën e policisë pa shkaktuar të lënduar. Forca të shumta policie si ato greke dhe shqiptare janë vënë në ndjekje të autorëve, që dyshohet se transportonin drogë nga Shqipëria. Informaconet e deritanishme na bëjnë me dije se ata kanë braktisur makinën dhe kanë marrë sasinë e drogës dhe janë larguar në drejtim të paditur, ku dyshohet se mund të jenë futur sërish në territorin shqiptar. /albobserver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi