Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari qëllon me kallashnikov ndaj 120 personave, plagos 15 grekë  Empty Shqiptari qëllon me kallashnikov ndaj 120 personave, plagos 15 grekë

Sun 23 Nov 2014 - 22:53
Shqiptari qëllon me kallashnikov ndaj 120 personave, plagos 15 grekë  Zougla.gr(I përditësuar 15:05) - Policia greke ka identifikuar dhe arrestuar shtetasin shqiptar, Arben Glodiani, si i dyshuari kryesor i plagosjes së 15 qytetarëve grekë në një lokal nate në Athinë.

Sipas policisë helene autori më parë ka pasur precedentë penal. Glodiani (35 vjeç) hapi zjarr në lokal pas një debati me një vajzë që ishte me të, duke lënë të plagosur 15 grekë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

(14:04) - Autori i plagosjes së 15 shtetasve greke në një loka nate në Athinë, dyshohet se është shqiptar.
Televizioni greke “Mega” ka publikuar edhe një video me momentet kur autori i krimit largohet pasi ka zbrazur karikatorin me plumba në trupat e 15 personave.

Sipas televizionit në fjalë autori mund të jetë shqiptar. Në video ai duket teksa del nga lokali i natës me armë në dorë, menjëherë pasi ka qëlluar me breshëri ndaj klientëve dhe punonjësve të lokalit.
Me anë të një njoftimi për shtyp, policia greke tha se do ta arrestojë shumë shpejt 35-vjeçarin.

Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje shumë të rëndë në spital, ndërsa të tjerët jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve, autori ndodhej në lokal me një vajzë me të cilën po debatonte me zë të lartë.

Ai ka dalë jashtë klubit për pak momente dhe është kthyer me një kallashnikov dhe ka lëshuar breshëri ndaj rreth 120 personave që argëtoheshin në klubin e natës. E ndërsa qëllonte autori thërriste: “Sonte do të ketë gjak, do të vdisni të gjithë”.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes 14 gëzhoja, ndërsa sipas dëshmive të marra nga personat që ndodheshin në lokal, menjëherë pas të shtënave autori u largua me një taksi.

Theksi i gjuhës së tij i ka bërë dëshmitarët të mendojnë se ai është shqiptar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi