Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Fri 29 Nov 2013 - 20:22
  • 44-vjeçari që jeton në Greqi ka masakruar me thikë bashkëshorten e një gazetari
    Rrëfimi i krimit nga shqiptari: “Kam therur me thikë të dashurën time”

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Nat3
Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Nat
Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Nat1
Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Nat2
Patra (Greqi) - Një lidhje jashtë martesore mes një shqiptari dhe një shtetase greke, i ka kushtuar jetën kësaj të fundit. Mediet greke raportojnë se, në qytetin e Patras, një 33-vjeçar shqiptar ka vrarë në mënyrë mizore të dashurën e tij 44-vjeçare.

Policia bën të ditur se, shqiptari, pas krimit është dorëzuar në polici me duar me gjak dhe me thikë. Ai ka treguar për krimin e tmerrshëm që ka kryer.

Viktima është Natalia Voutsina, nënë e një vajzë 10 vjeçe dhe gruaja e një gazetari të njohur të quajtur Andrea B.P.H.. Familja e vajzës ishte mjaft e njohur për zonën, pasi bashkëshorti i saj kishte një sërë biznesesh, lokalesh dhe dyqanesh.

Lidhja jashtëmartesore

Viktima ishte njohur me emigrantin shqiptar në lokalin e 44-vjeçares, pasi Voutsina administronte lokalin e quajtur “Rio” në Patra. 33-vjeçari shqiptar punonte tek lokali i saj dhe prej një viti e gjysmë ata kishin një lidhje të fshehtë.

Mësohet se, shqiptari veç punës në lokal angazhohej dhe për punët dhe nevojat që kishte familja e 44-vjeçares. Të dy, viktima dhe autori kishin krijuar një lidhje dashurore dhe kjo mendohet se arsyeja e vrasjes të jetë për arsye xhelozie.

Rrëfimi i krimit nga shqiptari

Policia greke në një deklaratë për shtyp, ka thënë se shqiptari kur u dorëzua është shprehur me këto fjalë: “Kam therur me thikë të dashurën time”. Sipas policisë, ai kishte shfaqur edhe shenja pendimi për krimin e kryer. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, në shtëpinë e 44-vjeçares, gjeti prova se çifti i dashnorëve fillimisht ishte përleshur me njëri-tjetrin.

Pas sherrit, shqiptari ka rrëmbyer një thikë dhe e ka goditur të dashurën e tij tri herë (në qafë dhe në shpinë) duke e lënë të vdekur në vend. Policia po vazhdon hetimet për krimin e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, raporton gazeta "Proto Thema".

/Shekulli Online/ E.L./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Sat 30 Nov 2013 - 19:36
Shqiptari që masakroi të dashurën greke
Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Eyhfogjonr5299c25ad3fe5
Ditën që do të jetë funerali i Natalia Voutsina, vrasësi i saj do të dalë para gjykatës.

33-vjeçari shqiptar, Arti Janka ka shprehur pendesë për vrasjen e 43-vjeçarers me të cilën kishte një lidhje të fshetë.

Fotoja që shoqëron artikullin është marrë nga profile i tij në Facebook, ku shihet se shumë prej miqve të tij janë nga Patra.

Kreu i policisë së zonës, thotë se ky është krimi më i pështirë që ai është ndeshur në të gjithë karrierën.

Viktima ishte njohur me emigrantin shqiptar në lokalin e 43-vjeçares, pasi Voutsina administronte lokalin e quajtur “Rio” në Patra. 33-vjeçari shqiptar punonte tek lokali i saj dhe prej një viti e gjysmë ata kishin një lidhje të fshehtë. Mendohet se arsyeja e vrasjes të jetë për arsye xhelozie.

Policia greke në një deklaratë për shtyp, bën të ditur se shqiptari kur u dorëzua është shprehur me këto fjalë: “Kam therur me thikë të dashurën time”. Sipas policisë, ai kishte shfaqur edhe shenja pendimi për krimin e kryer. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, në shtëpinë e 44-vjeçares, gjeti prova se çifti i dashnorëve fillimisht ishte përleshur me njëri-tjetrin. Pas sherrit, shqiptari ka rrëmbyer një thikë dhe e ka goditur të dashurën e tij tri herë (në qafë dhe në shpinë) duke e lënë të vdekur në vend. shekulli.
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Sat 30 Nov 2013 - 19:47
Kshu ndoth kur ka lidhje intime jasht martesore, perhere do perfundojn me tragjedi
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Mon 2 Dec 2013 - 0:16
Bashkëshorti i Natalias: Gruaja ime s’kishte lidhje me Jankën
Flet bashkëshorti i viktimës: Arti Janka punoi vetëm 5 ditë për ne. Nuk besoj të ketë patur lidhje me gruan time
Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Andreas%20Vris
Të hënën në mëngjes shqiptari Arti Janka, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të 43-vjeçares greke, Natalia Voutsina, do të dalë për herë të parë para gjykatës. Kjo e fundit i ka lënë tri ditë kohë prokurorisë që të sjellë provat për vrasjen e ndodhur në Patra dhe që ka tronditur opinionin publik grek dhe atë shqiptar.

Janka, 33 vjeç pranoi në polici autorsinë e krimit dhe u shfaq i penduar. Gjatë marrjes në pyetje ditën e premte më 29 nëntor, ai tregoi se pas krimit tentoi t’i jepte fund jetës. Këtë pistë e përforcon edhe gjetja e një teli nga ana e policisë, në momentin e arrestimit të autorit të dyshuar.

Ndërkohë, hetimet treguan se Janka kishte lidhje intime me Natalian dhe se shkak i vrasjes ishte xhelozia. Mirëpo këtë piste e ka mohuar bashkëshorti i viktimës, gazetari Andrea Vris. Ai foli për televizionin grek “Star” ku dha detaje për momentin e vrasjes, si edhe për Jankën, i cili pati punuar në dyqanin e të shoqes.

“Nuk ka patur asnjë grindje në momentin e vrasjes”, tregoi ai. “Dyert ishin të mbyllura, por Arti hyri nga dera e pasme dhe e vrau të shoqen time në gjumë, duke e goditur me thikë në qafë shpinë dhe qafë”. Ai tregoi se shqiptari punoi vetëm pese ditë për të shoqen e tij dhe kjo ndodhi rreth 2 vjet më parë.

“Ai punoi 5 ditë kur ndërtuam dyqanin dhe gruaja ime nuk kishte asnjë lloj lidhje me të. Arti Janka nuk ka jetuar asnjë ditë me ne. Ndoshta dëshmitarët e ngatërrojnë me një mikun tonë, i cili është shqiptar gjithashtu”, përfundon gazetari.shekulli.
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 48
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Mon 2 Dec 2013 - 23:44
lan nom kudo
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Tue 3 Dec 2013 - 12:37
kush ban zina djalli e mer me veti
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Tue 3 Dec 2013 - 19:41
Në këtë botë ka një rregull duhet ti permbahemi asaj thenjes popullore "Mos i shtyn hundët vend e pa vend".Ky shqiptari nuk paska pas nje shqipetare me u martuar po eshte martuar me greke,çka mentalisht,diametralisht jemi te kundert dhe nuk mund te gjejn nje gjuhë bashkëjetese.Para martese njeri 100 here duhet te mendojhet njeher te vendos,sidomos kur eshte fjala per martesa me femra te huaja!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Tue 3 Dec 2013 - 21:07
Shqiptari: E vrava greken se nuk u divorcua
Arti Janka, autor i vrasjes së të dashurës së tij greke rrëfehet në gjykatë
Shqiptari ther të dashurën e tij greke  12231234124124greke
Shqiptari ther të dashurën e tij greke  2353464574578greke
PATRA (Greqi) -Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 43-vjeçares greke të vrarë nga shqiptari, Arti Janka. Familjarët kanë kërkuar që në vend të shpenzimeve për kurora me lule, pjesëmarrësit në funeral të jepnin donacione për një Organizatë të Solidaritetit Social.

Natalia Voutsina, ka lënë jetime një vajzë 8-vjeçare, e cila ka mbetur e tronditur nga vdekja e nënës së saj.
Shqiptari ther të dashurën e tij greke  2353645758greke

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Gxfmhvkfgl529c9508d9626
Rrëfimi i shqiptarit

“Humba logjikën dhe e vrava”, kjo ishte dëshmia e 33-vjeçarit shqiptar para gjykatës. “E takova Natalian para një viti e gjysmë. Punoja afër lokalit të saj në Rio. Rashë në dashuri. Një ditë nisëm lidhjen. I errësuar nga dashuria i kërkova të divorcohej. Ma premtoi këtë gjë por nuk e bëri. Shkova në Shqipëri për ta harruar. Por vendosa të rikthehem në Patra për t’i dhënë një zgjidhje kësaj çështjeje. Kur i kërkova sërish që të ndahej m'u errësua gjithçka në kokën time. Mora thikën dhe e qëllova….”

Janka e qëlloi 43-vjeçaren dy herë në qafë duke e lënë të vdekur në vend.

Para trupit gjykues ai shprehu pendim për krimin dhe madje përfundoi edhe në lot. Por pavarësisht kësaj ai do të akuzohet për vrasje të qëllimshme. Shtuar kësaj edhe faktin se të gjithë avokatët kanë refuzuar që të marrin në mbrojtje shqiptarin.



Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Tue 3 Dec 2013 - 21:43, edituar 1 herë gjithsej
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Tue 3 Dec 2013 - 21:25
Hotlani shkruajti:Në këtë botë ka një rregull duhet ti permbahemi asaj thenjes popullore "Mos i shtyn hundët vend e pa vend".Ky shqiptari nuk paska pas nje shqipetare me u martuar po eshte martuar me greke,çka mentalisht,diametralisht jemi te kundert dhe nuk mund te gjejn nje gjuhë bashkëjetese.Para martese njeri 100 here duhet te mendojhet njeher te vendos,sidomos kur eshte fjala per martesa me femra te huaja!
Hotlani vrasesi me viktimen nuk ishin te martuar por kishin nje lidhje dashurore te fshehte sepse viktima (43 vjecarja Greke) ishte e martuar dhe kishte nje goce nga kjo martese...Sa per thenien e vertet e thone dhe Greket shpesh kete thenie edhe pse relative kjo gje sepse dhunen,diskkriminim etj e hasim kudo, shpesh edhe ne ciftet qe jane nga i njejti vend e flasin te njejten gjuhe etj. Madje mund te them (pa dashur te ofendoj Shqiptaret ketu) se ne te tilla martesa, te nje shtetasi Shqiptar me nje femer te huaj,ata mundohen ti pershtaten jetes dhe traditave te gruas se tyre madje tregohen me tolerante dhe mendje hapur (moderne) perkundrazi kur ata jane te se njejte shtetesie pra Shqiptare qe te dy atehere verejme se mashkulli pergjithesisht mban nje tjeter qendrim sipas traditave e kultures Shqiptare ... [smile_1] 
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Wed 4 Dec 2013 - 23:54
Arsyeja e vërtetë që çoi shqiptarin drejt vrasjes së grekes
Shqiptari ther të dashurën e tij greke  85cdb7909175753225b5f971680d5340_XL
GREQI -Zbardhen shkaqet e vrasjes së 43-vjeçares greke, Natalia Voutsina, nga shqiptari 33-vjeçar, Arti Janca. Policia greke ka bërë të ditur se, gjatë dëshmisë, shqiptari ka dhënë detajet në lidhje me këtë krim. Sipas tij, ngjarja ka lidhje me një zënkë, një pazar të prishur dy vite më parë, ku ai ka qenë duke punuar për këtë familje.

Arti Janca, kishte disa kohë që ishte larguar nga Greqia dhe ishte kthyer në Shqipëri. Por disa ditë më parë, ai kishte shkuar sërish në shtetin helen.

Siç mësohet ai, bashkë me një shqiptarë tjetër mbrëmjen e të enjtes së javës së kaluar, (28 nëntor 2013) kishin shkuar në një prej pub-eve të natës në Patras, lokali që ishte në pronësi të viktimës, shkruan gazeta greke NewPost.

Në lokal, ai kishte parë 43-vjeçaren me të cilën kishte pasur mosmarrëveshjen e dy viteve më parë. Në këtë moment duket se gjithçka ka qenë në rregull. Por bashkë me shqiptarin tjetër, 33-vjeçari Janca kishin ndjenjur shumë në lokal. Ata kishin konsumuar pije të shumta alkoolike dhe më pas ishin ndarë.

Por gjatë kësaj kohe, Arti Janca, duket se kishte menduar për planin e hakmarrjes, që sipas policisë, nuk kishte të bënte me vrasje. Siç ka treguar, ai ka pritur gjithë natën pas banesës së viktimës së tij, ku ishte fshehur në një ndërtesë aty pranë.

Pasi nga banesa kishte dalë bashkëshorti i Natalia Voutsinas, gazetari Andreas Vris, bashkë me vajzën që po e çonte në shkollë, Janca ka vënë në jetë planin e tij të hakmarrjes për zënkën e dy viteve më parë, që do përfundonte tragjikisht me vdekjen e 43-vjeçares greke.

Pas kësaj, Janca ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka gjetur aty, gruan të cilën e ka qëlluar me thikë, duke i sjellë edhe vdekjen. Policia ka zbuluar nga hetimi se, thika ishte blerë po atë natë nga 33-vjeçari shqiptar.

Hetimi ka zbardhur se, krimi ka qenë i paramenduar, për shkak të shumë detajeve dhe më i rëndësishëm është fakti se, ai ka pritur shumë orë tek banesa e çiftit, me qëllim që ta gjejë vetëm gruan. /shqiptarja.com/
Sponsored content

Shqiptari ther të dashurën e tij greke  Empty Re: Shqiptari ther të dashurën e tij greke

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi