Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari përdhunon të miturën greke në oborrin e shkollës Empty Shqiptari përdhunon të miturën greke në oborrin e shkollës

Thu 8 Aug 2013 - 13:36
Shqiptari përdhunon të miturën greke në oborrin e shkollës Policia%20greke%202Një shqiptar 20 vjeç është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi akuzohet për përdhunim të një 13-vjeçareje. Sipas minorenes, ajo është njohur me 20-vjeçarin nga Shqipëria nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe më pas janë takuar në oborrin e shkollës së të miturës. Takimi i tyre është bërë dhe në prezencë të dy personave të tjerë, të një shoqeje të vajzës dhe një shoku të djalit shqiptar. Sipas prindërve të vajzës, të cilët kanë bërë dhe denoncimin në polici, pikërisht në oborrin e shkollës i riu shqiptar e ka përdhunuar vajzën e tyre. Pas denoncimit, vajza i është nënshtruar vizitës së një mjeku ligjor. Sipas këtij të fundit, ai nuk ka deklaruar me bindje të plotë nëse 13-vjeçarja është përdhunuar vërtetë apo ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Përpara se ky rast të denoncohej në polici, 20-vjeçari është larguar nga fshati Eordea të Kozanit. Identiteti i të riu nuk u bë i ditur.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi