Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

NATO falenderon Shqipërinë Empty NATO falenderon Shqipërinë

Wed 19 Sep 2012 - 13:33
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s lavdëroi Shqipërinë për kontributin në Afganistan dhe operacione të tjera të Aleancës, ndërsa Presidenti Bujar Nishani përsëriti angazhimin e vendit në këtë mision deri në fund.

Anders Fogh Rasmussen, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s:

"Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj të pakursyer dhe falenderojmë ushtarakët tuaj për kurajën dhe për profesionalizmin e tyre. Misioni ynë në Afganistan është i vështirë, por me strategjinë e vendosur ne po shënojmë përparime të rregullta".

Bujar Nishani, President i Republikës:

"Shqipëria do të vijojë të mbështesë Aleancën për aq kohë sa do të nevojitet, madje edhe përtej vitit 2014, dhe ne do të respektojmë parimin e qëndrimit sëbashku me aleatët deri në fund të misionit".

Në lidhje me Kosovën, në takimin e zhvilluar në selinë e Aleancës në Bruksel u përsërit qëndrimi i njohur se nuk mund të ketë ndarje të vendit apo ndryshim kufinjsh, ndërsa NATO do të vijojë të garantojë sigurinë dhe paqen në vend.

Bujar Nishani: "Jam i sigurtë se një ditë, Kosova do të bëhet një vend anëtar i NATOs dhe se Forcat e Sigurisë së vendit do të mund të shërbejnë krah aleatëve të tjerë për paqe dhe siguri".

Anders Fogh Rasmussen: "Në Kosovë, NATO është garantues i sigurisë dhe stabilitet për më shumë se 10 vite. Ne kemi zbatuar mandatin e OKBsë në interes të të gjithë banorëve të Kosovës dhe nuk do të lejojmë rrëzimin e kësaj arritjeje. Samiti i Chikago-s dëshmoi qartë rëndësinë që NATO vijon t’i kushtojë Ballkanit ku integrimi euro-atlantik mbetet mënyra më efikase për të garantuar një stabilitet të qëndrueshëm".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përsëriti se dyert e Aleancës mbeten të hapura për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, politikë që mbështetet edhe nga një prej vendeve më të reja anëtare, Shqipëria.

/top-channel/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

NATO falenderon Shqipërinë Empty Re: NATO falenderon Shqipërinë

Wed 19 Sep 2012 - 13:36
Sikur nuk lejohet qe dy vende anetare te NATO-s te kene ligj lufte ndaj njera-tjetres!

Pse nuk i nderhyn NATO-ja Greqise per ligjin e luftes qe ka ndaj Shqiperise?!

Cila "aftesi" mungon per t'u zgjidhur kjo c'eshtje?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi