- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Erdogan shpalli fitoren, falënderon shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë
Mon 31 Mar 2014 - 23:12
Kryeministri Erdoan shpalli fitoren në zgjedhjet lokale.
Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve vendore Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan mbajti fjalimin tradicional në ballkonin e selisë së partisë në Ankara, para të cilës ishin mbledhur me mijëra anëtarë dhe simpatizantë e qytetarë të thjeshtë.
Fillimisht Kryeministri Erdoan falënderoi të gjithë popullin duke thënë: “Përfaqësoj me ngrohtësi dhe muhabet të gjithë 81 provincat, të 77 milionë shtetasit e Republikës së Turqisë”.
“Përshëndes nga zemra kryeqytetet mike dhe motra të botës”, vijoi lideri i partisë AK, ndërsa falënderoi edhe popujt jashtë shtetit që e kishin mbështetur partinë dhe atë vet.
“Falënderoj të gjithë ata që fitoren e Turqisë e shikojnë si fitoren e tyre, falënderoj vëllezërit tanë që nga Egjipti e deri në Ballkan, nga Evropa e deri në Siri”, e vazhdoi fjalën shefi i qeverisë së Ankarasë, duke mos e harruar me i përmend edhe Kosovën, Maqedoninë, Bosnjën…
Kryeministri Erdoan iu drejtua edhe opozitës, të cilën e kritikoi me një gjuhë të ashpër për fushatat që ka ndjekur kundër personalitetit dhe partisë së tij, ndërsa në lidhje me deshifrimin ilegal të sekretareve shtetërore nënvizoi se tashmë ka filluar procesi gjyqësor.
Erdoan theksoi se në Turqi ka një vakum të madh për sa i përket partisë opozitare. Duke filluar që nga dita e sotme, ne do të bëjmë plane si ti rrisim votat e partisë AK në nivelin e 60%, cilësoi Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.
Fitorja jonë është fitorja e demokracisë dhe Turqisë së re, vijoi Erdoan dhe përfundoi fjalimin duke falënderuar edhe një herë popullin.
Gjatë këtij drejtimi Erdogan, si kurrë më parë ishte me gjithë familjen e tij. Në prezencë të tij ishte edhe djali i tij Bilal, si dhe vajzat e tij Sumeja dhe Esra. Prej fëmijëve mungonte vetëm djali më i vjetër Burak
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Erdogan shpalli fitoren, falënderon shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë
Tue 1 Apr 2014 - 16:11
Pas betejës disa mujore për pushtet mes kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kundërshtarëve të tij, votuesit e thanë fjalën e tyre. Pas numërimit të gati 98 % të votave, partia AKP në pushtet fitoi 45.5 % të votave, kundrejt 28 % të votave të fituara nga partia opozitare Republikane Popullore. Pasi u shpall fitues, Erdogan vlerësoi se fitorja është një triumf i madh për partinë e tij, ndërkohë që kundërshtarët i akuzoi për tradhti të interesave të shtetit.
"Disa prej tyre tashmë kanë ikur nga vendi, kurse disa po përgatiten për arratisje. Kundër disave prej tyre tashmë kam ngritur padi dhe paralajmërova se mund të ikin. Por sido që të jetë, ata do ta paguajnë çmimin", u shpreh Rexhep Taip Erdogan, kryeministër i Turqisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Erdogan falënderoi edhe shtetet më mike në botë, ato nga Ballkani.
"Dua të përshëndes me gjithë zemër, kryeqytetet më miqësore. Pak më parë, u lidha me video dhe u përshëndeta me qendrën e Shkupit, ku edhe krahas motit të ftohtë, me mijëra qytetarë ndanë gëzimin e përbashkët me ju. Faleminderit të gjithëve ju, kudo nëpër botë, që festuat fitoren tonë. Falenderoj përzemërsisht vendet e Ballkanit, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, të gjitha vendet evropiane, zemra e të cilëve rreh së bashku me tonat", tha Rexhep Taip Erdogan, kryeministër i Turqisë.
Fitorja e Erdoganit u festua mbrëmë në Shkup, Gostivar, Ohër, Labënishtë dhe Prizren. Zgjedhjet e djeshme lokale në Turqi u dëmtuan nga përleshjet e dhunshme mes mbështetësve të kandidatëve rivalë në juglindje të vendit. Sipas informacioneve të fundit, humbën jetën të paktën 9 persona, ndërsa u plagosën rreth 60 të tjerë. Këto zgjedhje treguan se edhe krahas protestave të mëdha që ndodhën në të gjithë Turqinë verën e kaluar, si dhe pas akuzave të shumta për skandale financiare rreth Erdoganit, ai vazhdon të gëzojë besim të lartë tek qytetarët.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Erdogan shpalli fitoren, falënderon shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë
Tue 1 Apr 2014 - 18:39
https://engjujtshqipetare.forumotion.com/t41257-turqia-nuk-lejon-shkollen-shqipe
"Fitorja e Erdoganit u festua mbrëmë në Shkup, Gostivar, Ohër, Labënishtë dhe Prizren."
Kush ishte ai mazohe qe festoi dhe pse?!
"Fitorja e Erdoganit u festua mbrëmë në Shkup, Gostivar, Ohër, Labënishtë dhe Prizren."
Kush ishte ai mazohe qe festoi dhe pse?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi