Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Vulat e Kosovës sherr për qytetarët e Maqedonisë Empty Vulat e Kosovës sherr për qytetarët e Maqedonisë

Tue 27 Mar 2012 - 18:53
Qytetarët e Maqedonisë reagojnë kundër vendosjes së vulave të vendosura nga autoritetet doganore të Kosovës në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë.

Reagimi i tyre vjen pasi që ata mund të përballen me probleme gjatë kalimit të pikave kufitare serbe, për shkak të posedimit të vulave të Republikës së Kosovës, shkruante dje INA.

“Ne respektojmë këtë vendim, mirëpo jemi të frikësuar se ndoshta mund të pësojmë ndonjë ndëshkim apo dënim nëpër pikat kufitare serbe, në ndonjë rast nëse na kërkohet pasaporta gjatë lëshimit të Serbisë. Herën e parë kemi pasur probleme dhe jemi detyruar të paguajmë edhe gjoba. Po ashtu jemi përballur me pritje të gjata në kufi dhe më pas ka pasur edhe anulimi i atyre vulave”, thekson për INA, Ramiz.H, i cili thotë se për arsye të aktiviteteve të biznesit i bie të udhëtojë drejt vendeve perëndimor dhe të kalojë transit nëpër Serbi.

Qytetarët që punojnë dhe kanë obligime të përditshme në Kosovë theksojnë se në rast se vazhdon kjo praktikë, atëherë pasaportat e tyre do të mbushen me vula brenda një periudhe të shkurtër.

“Janë vula të mëdha dhe po na i mbushin pasaportat. S`po është lehtë pastaj me nxjerrë pasaportë re. Apelojmë që ta shohin ndonjë vendim tjetër, derisa të ketë marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftime”, thekson një kalimtar në pikën kufitare Bllacë.

Qytetarët e Maqedonisë dhe ata të Kosovës shpresojnë se së shpejti do të arrihet dhe praktikohet marrëveshja për kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftime dhe të shmangen procedurat e pasaportave. Një marrëveshje të tillë deri tani Maqedonia ka arritur me Beogradin, Tiranën dhe Podgoricën. MPB e Maqedonisë ka paralajmëruar se së shpejti një marrëveshje e tillë do të firmoset edhe me Prishtinën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi