Autopsia sekret e vdekjes së Stalinit del në dritë, ja nga se vdiq diktatori!
Tue 12 Mar 2013 - 21:17
Ndërsa janë mbushur 60 vjet nga vdekja e ish-liderit të Bashkimit Sovjetik, Josef Stalin, ligji ka lejuar që të publikohet autopsia prej 11 faqesh e tij. Kjo autopsy që mbahej secret sipas ligjit rus,tregon se lideri I madh rus ka vdekur nga shkaqe natyrale dhe jo nga helmimi sic dyshohej.
Kështu Stalini I cili është konsideruar si një hero për rolin e luajtur në fitoren e BRSS ndaj Gjermanisë Hitleriane në Luftën e Dytë Botërore, pësoi një infarkt në 1 mars të vitit 1953, në moshën 73-vjeçare. Ishte ora 6.30 e pasdites, por për shkak të autoritetit dhe frikës të padiskutueshme që ngjallte tek njerëzit, roja në hyrje të derës pati frikë të trokiste dhe të interesohej për shëndetin e tij, deri të nesërmen në mesditë. Për shkak të kohës tepër të gjatë pa shenja jete nga dhoma e Stalinit, roja ndërhyri me shumë vonesë, duke gjetur liderin të shtrirë në agoni, i mbuluar me gjak dhe urinën e tij.
Pas kësaj ishte e pamundur për të bërë dicka që Stalini të shpëtohej kështu që ai kaloi edhe tre ditë të tjera në agoni në dhomën e tij,.
Para publikimit të autopsisë spekulohej për helmimin e tij apo eliminimin në ndonjë mënyrë tjetër nga anëtarë të Byrosë Politike, si ish-ministri i Jashtëm, Vlaçeslav Molotov apo shefi i NKVD-së (më pas KGB-së), Lavrenti Beria, të cilët ishin e kishin emrin në listën e radhës së spastrimeve./alb-observer.com/

- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Stalini nuk u vra
Wed 13 Mar 2013 - 9:59
Prej kohësh, ka pasur dyshime mbi rrethanat e vdekjes së ish-liderit të Bashkimit Sovjetik, Josef Stalin.
Megjithatë, dokumenta të publikuara për herë të parë pas 60 vitesh godasin teoritë e konspiracionit, duke mbështetur versionin zyrtar, atë të vdekjes nga shkaqe natyrale.
Autopsia prej 11 faqesh, e dalë nga arkivat e shtetit pas përfundimit të afatit 60-vjeçar të ruajtjes së sekretit tregoi se diktatori pësoi një infarkt dhe ndërroi disa orë më vonë, pasi një hemoragji në stomak i mbushi rrugët e frymëmarrjes me gjak, duke e asfiksuar.
I konsideruar si një hero për rolin e luajtur në fitoren e BRSS ndaj Gjermanisë Hitleriane në Luftën e Dytë Botërore, por gjithashtu përgjegjës për miliona jetë të humbura sovjetike, për shkak të politikave të dështuara ekonomike dhe represionit masiv, Stalini ndërroi jetë në 5 mars të vitit 1953, në moshën 73-vjeçare.
Sipas versionit zyrtar, lideri pësoi një infarkt rreth orës 6.30 të pasdites së datës 1 mars, por për shkak të autoritetit dhe frikës të padiskutueshme që ngjallte tek njerëzit, roja në hyrje të derës pati frikë të trokiste dhe të interesohej për shëndetin e tij, deri të nesërmen në mesditë.
Për shkak të kohës tepër të gjatë pa shenja jete nga dhoma e Stalinit, roja ndërhyri me shumë vonesë, duke gjetur liderin të shtrirë në agoni, i mbuluar me gjak dhe urinën e tij.
Sipas autopsisë, në kohën kur u lajmëruan mjekët e anëtarët e tjerë të Byrosë Politike, pasditen e 2 marsit, me shumë gjasa nuk kishte më asgjë për të bërë për Stalinin, pasi infarkti i kishte shkaktuar një trompozë, që goditi rëndë funksionet në pjesën e djathtë të trurit.
Stalini kaloi edhe tre ditë të tjera në agoni në dhomën e tij, ndërsa disa prej mjekëve më të mirë, me origjinë hebrehe, ishin internuar vetëm disa muaj më parë në gulage, në një fushatë famëkeqe antisemite spastrimi të kryera nga autoritetet e atëhershme sovjetike.
Rrethanat e vdekjes së Stalinit bënë që të spekulohej për helmimin e tij apo eliminimin në ndonjë mënyrë tjetër nga anëtarë të Byrosë Politike, si ish-ministri i Jashtëm, Vlaçeslav Molotov apo shefi i NKVD-së (më pas KGB-së), Lavrenti Beria, të cilët duket se ishin të radhës në listën e spastrimeve.
Megjithatë, fashikulli mbi rrethanat e vdekjes dhe autopsia zyrtare, hedhin poshtë përfundimisht këtë mundësi.
/top channel/
- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Re: Stalini nuk u vra
Wed 13 Mar 2013 - 22:35
Autopsia sekret e vdekjes së Stalinit del në dritë, ja nga se vdiq diktatori!
me
Stalini nuk u vra
Bashkohen.
me
Stalini nuk u vra
Bashkohen.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi