Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

1 milion shqiptar të Kosovës me dokumenta serbe Empty 1 milion shqiptar të Kosovës me dokumenta serbe

Tue 13 Mar 2012 - 0:17
“1 milion shqiptar të Kosovës me dokumenta serbe”


Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Vesna Mikiç, ka vendosur ta befasojë opinionin kosovar duke i bërë publikë emrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë pajisur me pasaporta dhe me letërnjoftime biometrike nga Republika e Serbisë. Ajo ka paralajmëruar se në listën e përfituesve ka edhe emra të zyrtarëve të lartë të Kosovës, përfshirë disa deputetë.

Për ta ndërmarrë një veprim të tillë, Mikiç është nxitur nga arrestimi i disa ditëve më parë, i gjashtë qytetarëve serbë, nën akuzën se e kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës duke u futur në territorin shtetëror si pjesëtarë të MUP-it të Serbisë. Ajo ka thënë se të arrestuarit për 11 vjet rresht çdo ditë kanë udhëtuar deri në Vranjë për ta siguruar ekzistencën e familjeve të tyre si punëtorë.

“Nëse kjo është e drejtuar kundër rendit kushtetues, atëherë ju pyes se a është shkelje e rendit kushtetues fakti që një milion shqiptarë të Kosovës kanë pasaporta biometrike dhe letërnjoftime të Republikës së Serbisë. Bile edhe në këtë Kuvend, në mesin tonë, ka zyrtarë të lartë që kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës duke marrë pasaporta”, ka thënë ajo të enjten.

“Unë po pres që në çdo moment të më vijnë emrat e tyre me postë elektronike, pra të të gjithë atyre që kanë pasaporta, certifikata dhe letërnjoftime të nxjerra vitin e kaluar….Më pas do të mbaj një konferencë shtypi, në të cilën do t`i bëj publik ata emra dhe do të kërkoj nga pjesëtarët e ROSU-s dhe të MPB-së që ta aplikojnë të njëjtën torturë, siç e kanë bërë me njerëzit e pafajshëm gjatë arrestimit”, ka paralajmëruar deputetja serbe. /KD/

Burimi: http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/0...okumenta-serbe/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi