- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Krasniqi – Mesiq: Pozita e shqiptarëve në Kroaci dhe e kroatëve në Kosovë
Tue 13 Mar 2012 - 0:31
Kryeparlamentari Krasniqi priti ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq
Kryetari Krasniqi vlerësoi mbështetjen e deritashme të Kroacisë për Kosovën dhe shtroi nevojën e përkrahjes së mëtutjeshme të saj në zgjerimin e njohjeve të pavarësisë dhe në procesin e integrimit euro-atlantik
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq, me të cilin bisedoi për situatën politike në Kosovë, marrëdhëniet Kosovë-Kroaci dhe, me theks të veçantë, për integrimin evropian të Kosovës e të rajonit.
Kryetari Krasniqi duke e vlerësuar mbështetjen e deritashme të Kroacisë për Kosovën, potencoi nevojën e përkrahjes së mëtutjeshme nga ana e Zagrebit zyrtar, në zgjerimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe në procesin e integrimit euroatlantik. Kryeparlamentari bëri një përshkrim të punës së Kuvendit të Kosovës e të përfaqësimit partiak, me theks të veçantë, të komuniteteve pakicë dhe hapësirës që ato kanë.
Edhe ish-presidenti kroat Mesiq, potencoi rëndësinë e një angazhimi të vazhdueshëm për njohje të tjera për Kosovën dhe në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike.
Në takim u fol edhe për komunitetin kroat në Kosovë, me ç’rast, kryetari Krasniqi theksoi se pakicat nuk janë problem për Kosovën, përkundrazi. Sipas tij, ato shtojnë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve.
Ish-presidenti kroat, ndërkaq, vlerësoi rolin e shqiptarëve në Kroaci dhe foli për arritjet e tyre atje.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi