Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Mesiq sugjeron që Mitrovica të çlirohet si Knini Empty Mesiq sugjeron që Mitrovica të çlirohet si Knini

Mon 12 Mar 2012 - 16:18
“Ne kemi reaguar në mënyra të ndryshme. Së pari kemi tentuar të reagojmë kur një çerek i Kroacisë ka qenë i okopuar, që e tëra të zgjidhet përmes dialogut, por pasi që kjo nuk rezultoi me sukses, kemi ndërmarr aksione ushtarake, por ka mbetur një pjesë e okupuar, të cilin problem e kemi zgjidhur përmes dialogut”, ka deklaruar Mesiq


Ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq ka deklaruar të hënën se Serbia nuk është e detyruar ta njohë Kosovën, por e rëndësishme është qarkullimi i lirshëm i njerëzve dhe mallrave, ndërsa i ka quajtur iluzionistë ata që mendojnë se do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan.

Mesiq këto komente i bëri pas një takimi që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin dhe njëherë ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ndërsa ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë deklaratë pas takimit.

Mesiq i pyetur për veriun e Kosovës, ai këtë e ka ndërlidhur me rastin e okupimit të një pjese të Kroacisë nga serbët. “Ne kemi reaguar në mënyra të ndryshme. Së pari kemi tentuar të reagojmë kur një çerek i Kroacisë ka qenë i okopuar, që e tëra të zgjidhet përmes dialogut, por pasi që kjo nuk rezultoi me sukses, kemi ndërmarr aksione ushtarake, por ka mbetur një pjesë e okupuar, të cilin problem e kemi zgjidhur përmes dialogut”, ka deklaruar Mesiq.

Ai ka shtuar se këto bisedime kanë qenë shumë të sukseshme, pasi problemi është zgjidhur pa gjakderdhje, duke shtuar se edhe këtu do të jetë njëjtë.

Ish-presidenti kroat, i cili është i njohur për deklarimet e tij në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, gjatë një vizite që po zhvillon në Kosovë, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur me arritjen e marrëveshjes së Kosovës për përfaqësim rajonal. Ai këtë e ka quajtur një hap përpara, në mënyrë që të ketë qarkullim të lirshëm të njerëzve dhe mallrave.

“Unë mendoj se ky është hapi i parë, e hapat tjerë do të vazhdojnë pas tij. Serbia nuk është e detyruar që ta njoh Kosovën, por Serbia duhet ta bëjë të mundur që rajoni të funksionojë, pra qytetarët të mos kenë pengesa në kufij dhe po ashtu mallrat mos të pengohen, pra kapitali mos të pengohet. Në këtë mënyrë rajoni të funksionon në të gjitha aspektet”, ka theksuar Mesiq.

Ndërsa në lidhje me atë që mund të ketë ndryshime të kufijve në Ballkan, Mesiq këta politikanë i ka quajtur iluzionistë.



Ish-presidenti kroat ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi