Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mitrovica kërkon siguri  Empty Mitrovica kërkon siguri

Tue 5 Mar 2013 - 8:52
Mitrovica kërkon siguri  Avni-Kastrati

Autoritetet komunale të Mitrovicës kërkojnë nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i që të ofrojnë më tepër siguri për zyrtarët e zyrës administrative në veri, të cilët në të shumtën e rasteve janë objek i sulmeve me bombë.

Në një komunikatë për shtyp të komunës së Mitrovicës thuhet se situata e sigurisë në veri vazhdon të mbetet e tensionuar për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.

Në takimin e komitetit të sigurisë, kryetari i Mitrovicës Avni Kastrati ka thënë se gjendja e sigurisë, gjatë javës së fundit, ka qenë e ngjashme me javët e kaluara. “Kanë vazhduar sulmet dhe shpërthimet në veri, duke e bërë situatën mjaft të tensionuar”, ka thënë Kastrati.

Veriu i Kosovës
Hoxhiç: Banorët e veriut të tmerruar
Thaçi: Strukturat serbe do shpërbëhen
Mitrovicë, shpërthimet në rend të ditës
Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala ka shtruar nevojën për veprime konkrete të strukturave të rendit për arrestimin e atyre që janë duke krijuar incidente në veri. “Mosveprimi është duke i trimëruar grupet kriminale që të vazhdojnë me aktet e tyre”, ka theksuar Bala.

Në takim ai ka përsëritur kërkesën drejtuar organeve të sigurisë për shtim të masave në veri, meqë qytetarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për shkak të këtyre shpërthimeve që kohëve të fundit janë më të fuqishme.

Situata në veriun e mitrovicës është tensionuar sidomos në ditët që në Bruksel po diskutohet për zhbërjen e strukturave të Serbisë.

Persona të panjohur gjuajnë me bomba e granata dore nëpër shtëpitë e civilëve shqiptarë dhe serbë, ndërsa cak i sulmeve kohëve të fundit janë më shumë punëtorët që punojnë në zyrën administrative të qeverisë së Kosovës në veri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi