Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Punëtori i dëshpëruar “qan hallet” në Facebook: "Do vdes me siguri” Empty Punëtori i dëshpëruar “qan hallet” në Facebook: "Do vdes me siguri”

Wed 7 Mar 2012 - 1:08
"Deri në raportin e ardhshëm disiplinor, jeta ime do të përfundojë përgjithmonë".Ky është apeli dramatik që një punëtor i Ilvas në Itali, ka publikuar në Facebook.Një profil vërtet dramatik është cilësuar nga mediat italiane ai i tiji, ku shkruhet gjithashtu se shpresonte që të ndihmoheshin edhe punëtorët e tjerë si ai.Saverio Farilla, është emri i personit i cili prej vitesh udhëheq një betejë ligjore me kompaninë e çelikut ku punonte.Sindikalisti i njohur, ka mbrojtur idenë se është viktimë e abuzimit dhe ka denoncuar dështimin e sistemeve të sigurisë në sektorin ku ai punonte.Hetimi, megjithatë, nuk e ka ndjekur çështjen e tij, e cila tashmë rezulton vetëm si e arkivuar dhe kaq.

"Kur unë jam në punë, - shkruan ai në faqen e tij në Facebook, - shpenzoj orët e mia me frikën nga çdo ankesë disiplinore. Duhet që të vdesë patjetër dikush që të zgjohet ndonjë gjykatës apo politikan”.

Fjalë të rënda, një britmë e dhimbjes dhe ankesa që mbërrijnë nga një njeri i dëshpëruar.

"Klienti im, - shpjegon avokati i tij, - mezi bën një jetë të vështirë. Ai vuan nga depresioni i rëndë dhe shpesh është i detyruar të kalojë periudha të gjata të sëmundjes në shtëpi".

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi